Murati për moslejimin e shfaqjes së filmave në Bujanoc: Serbia duhet t’i ndalojë provokimet
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka reaguar për moslejimin e shfaqjes së dy filmave në Bujanoc.
Ai është shprehur se Serbia duhet të ndalojë menjëherë provokimet e saj, siç u shpreh ai, për të përshkallëzuar situatën.
Tutje, Murati tha se shqiptarët në Luginën e Preshevës duhet të jenë të lirë të shikojnë filma në gjuhën e tyre, përcjell Titulli.com
“Serbia duhet të ndalojë menjëherë provokimet e saj për të përshkallëzuar situatën. Përdorimi i politikave represive të Millosheviçit ka dështuar në të kaluarën. Do të dështojë përsëri. Shqiptarët në Luginën e Preshevës duhet të jenë të lirë të shikojnë filma në gjuhën e tyre”, u shpreh tutje ai./Titulli.com/
copy(/home/titulli/public_html/images/image/MG_5424.jpeg): failed to open stream: No such file or directory