Ministrja e Bujqësisë të mërkurën në Preshevë
Snezhana Bogosavljeviq Boshkoviq, Ministre e Bujqësisë në Qeverinë e Serbisë, të mërkurën, 15 prill, do të qëndrojë në Komunë të Preshevës.Bogosavljeviq, në shoqëri të kryetarit të Trupit Koordinues Zoran Stankoviq, do të vizitojnë këtë rajon me ç’rast do të takohen me kryetarin e Komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa, në zyrën e tij.
Një takim të përbashkët në hapësirat e Trupit Koordinues në Preshevë, delegacioni nga Beogradi do ta realizojë edhe me kryetarët e Bujanocit, Medvegjës dhe Preshevës, Nagip Arifin, Dragisha Petroviq, Ragmi Mustafa, deputetët popullor Riza Halimi e Shaip Kamberi, shefin e administratës së rrethit të Pçinjës-Sllavisha Bullatoviq si dhe përfaqësuesit e administratës komunale përgjegjës për bujqësi.
Ministrja Snezhana Bogosavljeviq Boshkoviq me bashkëpunëtorë, në shtëpinë e kulturës “Abdulla Krashnica” do të takoj edhe bujqit nga komunat Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, ndërsa do të vizitojë edhe qumështoren “Fontana” në Bukuroc. /Titulli.com/