Ministrja Çomiq, shpalli zgjedhjet për anëtarë të këshillave nacionale të pakicave
Ministrja për të drejtat e njeriut dhe të pakicave dhe dialogun social të Serbisë, Gordana Çomiq, shpalli sot zgjedhjet për anëtarë të këshillave nacionale të pakicave kombëtare për 13 nëntor, përcjellë Titulli.com.
Vendimi për shpalljen e zgjedhjeve, i nënshkruar nga Çomiq në Pallatin e Serbisë në Beograd, kërkoi zgjedhje për anëtarët e këshillave kombëtare të 23 pakicave.
Siç tha Çomiq, anëtarët e këshillit do të zgjidhen drejtpërdrejt ose përmes kuvendit zgjedhor elektronik.
“Të dielën, më 13 nëntor, anëtarët e këshillit të 19 pakicave kombëtare do të zgjidhen në zgjedhje të drejtpërdrejta, ndërsa katër minoritete ajo gorane, maqedonase, kroate dhe malazeze, do të zgjidhen përmes kuvendit zgjedhor elektronik”, tha Çomiq, transmeton Titulli.com.
Ajo u bëri thirrje pjesëtarëve të pakicave kombëtare që të vazhdojnë regjistrimin në listën e posaçme të zgjedhësve deri më 27 tetor, kur lista do të mbyllet dhe kur do të dihet saktësisht se sa anëtarë të pakicave kombëtare do të marrin pjesë në zgjedhjet për anëtarë të këshillave kombëtare në 13 nëntor.
“Është jashtëzakonisht e rëndësishme që çdo anëtar i pakicës kombëtare të shkojë vullnetarisht në komunën e tij dhe të shprehë kërkesën për t'u regjistruar në një listë të veçantë zgjedhore, në mënyrë që ai të mund të zgjedhë lirisht përfaqësuesit e tij në këshillin kombëtar, dhe gjithashtu është jashtëzakonisht e rëndësishme që. Këshillat nacionalë inkurajojnë regjistrimin në një listë të veçantë zgjedhore”, theksoi Çomiq.
Shqiptarët në Luginë të Preshevës akoma nuk janë deklaruar për listat pjesëmarrëse në zgjedhjet e anëtarëve të Këshillit Kombëtar Shqiptar./Titulli.com/
copy(/home/titulli/public_html/images/image/omic.jpg): failed to open stream: No such file or directory