Ministria publikon listën: 50 vende të lira pune nëpër shkollat e Luginës, aplikoni tani?
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimin e Teknologjisë së Serbisë ka publikuar listën e vendeve të lira të punës për personelin mësimor dhe jo mësimorë nëpër shkollat fillore dhe të mesme të Serbisë.Sipas këtij informacioni të publikuar në webfaqen e kësaj ministrie në komunë të Preshevës për shkollat e mesme janë të hapur përveç tjerash edhe 4 vende të punës për pozitat bibliotekist dhe ndihmës drejtori, transmeton Titulli.com.
Ndërsa në komunën e Bujanocit janë hapur 7 vende të lira në shkollën fillore në qytetin e Bujanocit, fshatin Bilaç dhe Muhoc.
Gjithashtu në bazë të kësaj liste nëpër shkollat fillore janë të lira 39 vende të lira të punës në komunën e Preshevës.
Sipas disa lexuesve të Titulli.com, informacione jozyrtare në shkollën fillore “Desanka Maksimoq” në fshatin Bilaç janë kthyer nga drejtori i kësaj shkolle dy kandidatë me arsyetimin se nuk ka konkurs dhe se vendi është i rezervuar.
Për më tepër klikoni linqet:
- http://skole.mpn.gov.rs/slobodnamesta/
- http://www.politika.rs/rubrike/Drustvo/Sok-na-sajtu-Ministarstva-prosvete-U-skolama-slobodno-vise-od-12_000-radnih-mesta.sr.html