Ministri Martinoviq ka shpërndarë mjete shkollore për nxënës në Preshevë, kurse laptop në shkolla (foto)
Lokale

Ministri Martinoviq ka shpërndarë mjete shkollore për nxënës në Preshevë, kurse laptop në shkolla (foto)

31.Aug.2023 09:37
0

Shkollat në Preshevë para fillimit të vitit shkollor, i ka vizituar ministri i Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale, Aleksandar Martinoviq, i cili është edhe kryetar i Trupit Koordinues të Qeverisë së Republikës së Serbisë për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, transmeton Titulli.com.

Ministri u ka shpërndarë mjete shkollore dhe çanta shkollore nxënësve të vitit të parë në shkollat fillore "Vuk Karaxhiq" dhe "Abdullah Krashnica", ndërsa shkollave u ka dhuruar laptopë.

Martinoviq tha se “Presidenti Aleksandër Vuçiq dhe e gjithë Qeveria e Serbisë, si dhe Trupi Koordinues janë të vendosur që shqiptarët që jetojnë në këtë pjesë të Serbisë, para së gjithash në Bujanoc dhe Preshevë, të jenë të barabartë me të gjithë qytetarët e tjerë”.

Ai po ashtu tha se “është në interes të shtetit që të ushqehen marrëdhënie të mira ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve, sepse kjo është garancia e vetme e përparimit të kësaj pjese të vendit”.

Ministri nënvizoi se Qeveria ka ndihmuar në krijimin e një zone industriale prej 13.5 hektarësh në Preshevë dhe se do të mbështesë edhe sjelljen e investitorëve./Titulli.com/

1 / 3 FOTO: MDULS

 

copy(/home/titulli/public_html/images/image/artinovic-presheve-mitrovic.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Sinani kritikon Arifin: Nuk i ka prioritet qytetarët e Preshevës, por veten
Serbia ia anulon lejen e qëndrimit aktivistit rus
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration