Ministri: Janë zgjedhur 15 anëtarët për Këshillin Kombëtar Shqiptar me standardet e demokracisë (rezultati)
Kuvendi Zgjedhor i elektorëve i mbajtur më 7 maj në sallën sportive “Rinia” në Bujanoc zgjodhi 15 anëtarët e kuvendit të ri të Këshillit Kombëtar Shqiptar, njoftoi Ministria për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave, përcjellë Titulli.com.
Sipas rezultateve lista “Enkel Rexhepi“-PVD, LPD, PD, PDSH- fitoi 320 vota (10 mandate), lista “Levent Qazimi“-APN-187 vota (5 mandate) dhe të pavlefshme 5 vota
Nga 523 zgjedhës, në zgjedhje kanë marrë pjesë 512, lista fituese ka marrë 320 vota, e dyta ka marrë 187 vota, ndërsa ka pasur edhe pesë vota të pavlefshme.
Në procesin e zgjedhjeve morën pjesë ministri për të drejtat e njeriut dhe pakicave Tomislav Žigmanov dhe shefi i misionit të OSBE-së në Serbi, Jan Bratu.
Zigmanov u shpreh i kënaqur që kuvendi zgjedhor u zhvillua sipas procedurave të përcaktuara me ligj dhe siç tha ai, në mënyrën e kërkuar me standardet e demokracisë.
Ata shtuan se për këtë kanë kontribuar ministritë e Punëve të Brendshme dhe të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave, Komisioni Republikan Zgjedhor dhe partitë politike të shqiptarëve që morën pjesë në zgjedhje.
Ai falënderoi gjithashtu misionin e OSBE-së në Serbi për monitorimin e vazhdueshëm të "këtij procesi kompleks dhe kërkues".
Zgjedhjet për të gjitha këshillat kombëtare në Serbi u mbajtën në nëntor të vitit 2022, por listat shqiptare nuk ranë dakord mes tyre për zgjedhjen e kryetarit të Këshillit të tyre Kombëtar, kështu që zgjedhjet zgjedhore u organizuan në përputhje me ligjin./Titulli.com/
copy(/home/titulli/public_html/images/image/igmanov-bujanoc.jpg): failed to open stream: No such file or directory