Ministri Cakaj nga Tirana porosit: Ruajtja e shumicës shqiptare në Bujanoc detyrë historike
Lokale

Ministri Cakaj nga Tirana porosit: Ruajtja e shumicës shqiptare në Bujanoc detyrë historike

15.Jul.2020 18:18
0

Ministri shqiptar për Evropë dhe Punë të Jashtme, Gent Cakaj pas një takimi që ka zuvilluar me dy kryetarët e komunave të rajonit të Drenicës, Bakim Jashari-kryetar i Skenderajit dhe Ramiz Lladrovci-kryetar i Drenasit, , ka porositur domosdoshmërinë e ruajtjes së shumicës shqiptare në Komunën e Bujanocit, në kohën kur krijimi i institucioneve të reja në Bujanoc, është çështje ditësh.

“Theksuam edhe domosdoshmërinë e ruajtjes së shumicës shqiptare në Bujanoc. Kjo e fundit, është edhe detyrë historike edhe nevojë institucionale për shqiptarët e Luginës së Preshevës” – ka porositur mes tjerash Cakaj.

Ai gjashtu ka shkruar se “Sakrifica sublime e familjes Jashari e Lladrovci ndër breza për lirinë e Kosovës duhet të shërbejë si burim frymëzimi për gjithë shqiptarët kudo ndodhen” – ka përfunduar ministri Cakaj.

Postimi i plotë në facebook i ministrit Cakaj: 

Sot pata nderin e rrallë të pres Kryetarin e Skënderajt, Bekim Hamëz Jashari dhe Kryetarin e Drenasit, Ramiz Tushë Lladrovci, në një takim të përzemërt në Tiranë.

Biseduam për punën e tyre shumë të vyer në zemër të Drenicës, drejtësinë e pastërtinë e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e rëndësinë e patjetërsueshme të bashkëpunimit mes Republikës së Kosovës e Shqipërisë.

Po ashtu, theksuam edhe domosdoshmërinë e ruajtjes së shumicës shqiptare në Bujanoc. Kjo e fundit, është edhe detyrë historike edhe nevojë institucionale për shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Sakrifica sublime e familjes Jashari e Lladrovci ndër breza për lirinë e Kosovës duhet të shërbejë si burim frymëzimi për gjithë shqiptarët kudo ndodhen…

copy(/home/titulli/public_html/images/image/akaj-bujanoc-.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Shkencëtarët britanikë tregojnë se a mund të infektohemi dy herë nga koronavirusi
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration