Ministri Cakaj nga Tirana interesohet për shëndetin e shqiptarëve në Luginë
Lokale

Ministri Cakaj nga Tirana interesohet për shëndetin e shqiptarëve në Luginë

14.Apr.2020 14:10
0

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj ka biseduar në telefon për gjendjen e shqiptarëve në rajon lidhur me situatën e pandemisë së koronavirusit ndërsa në mes tyre ka folur edhe përfaqësues të institucioneve në Bujanoc dhe Preshevë.                                              

“Sot zhvillova një numër telefonatash me përfaqësues institucionalë në Kosovë, Maqedoni të Veriut, Mal të Zi e Luginë të Preshevës, për të biseduar për shëndetin e bashkëkombësve tanë, masat e ndërmarra në luftën kundër pandemisë dhe rëndësinë e bashkëpunimit të shtuar në mposhtjen përfundimtare të COVID-19”, thuhet në shkrimin e Gent Cakajt të publikuar në facebook, transmeton Titulli.com.

Ai është shprehur se në këtë luftë jemi sfiduar të gjithë, së bashku do t’ia dalim pa asnjë diskutim!

“Bisedova me Ministrin e Jashtëm të Kosovës, z. Glauk Konjufca, zv. Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, z. Bujar Osmani, Kryetarin e Tuzit, z. Nik Gjeloshaj e zv. Kryetarin e Parlamentit të Malit të Zi, z. Genci Nimanbegu dhe, natyrisht, me Kryetarin e Bujanovcit, z. Shaip Kamberi, Kryetarin e Preshevës, z. Shqiprim Arifi dhe Kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, z. Ragmi Mustafa”, shtoit Cakaj.

Cakaj ka thënë se do të ruajë komunikimin institucional për të bashkërenduar veprimet sipas nevojave./Titulli.com/

copy(/home/titulli/public_html/images/image/akaj-tr.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Si të silleni gjatë pandemisë, COVID-19, përditësimet e fundit nga CDC (video)
Serbisë i del jashtë kontrollit situata: 131 të infektuar në kujdes intensiv
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration