Minat e rrezikshme kërcënojnë civilët,  situata më kritike në komunën e Bujanocit?
Lokale

Minat e rrezikshme kërcënojnë civilët, situata më kritike në komunën e Bujanocit?

25.Jun.2024 08:12
0

Midis 15 dhe 20 mijë njerëz në mbarë botën vdesin çdo vit si pasojë e shpërthimeve të minave dhe mjeteve të ngjashme shpërthyese, sipas të dhënave nga organizatat ndërkombëtare, transmeton Titulli.com.

Fatkeqësisht, Serbia është përballur me këtë problem që nga konflikti në fund të shekullit të 20-të.

Për këtë temë në emisionin “Puls of Serbia” ka folur Bojan Glamoçlija, drejtor i Qendrës për Deminim. Gllamoçlija dhe theksoi se situata është më kritike në komunën e Bujanocit, ku ende ka mina të mbetura nga viti 1998 dhe 2001, të cilat janë vendosur..

"Këto janë grupe minash, kështu që ne nuk e dimë se ku janë vendosur të gjitha ato mina. Ne pastrojmë disa zona, marrim një donacion ndërkombëtar, Serbia si shtet ndan para dhe është e vetmja në rajon që ndan para për deminimin dhe zgjidhjen e atij problemi" tha Glamoçlija.

Mbi 80 për qind e viktimave janë civilë dhe minat paraqesin rrezik vite dhe madje dekada pas konfliktit, kanë përcaktuar Kombet e Bashkuara./Titulli.com/

 

copy(/home/titulli/public_html/images/image/inat-bujanoc.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Përfundon me kokën lart aventura e Kombëtares në Euro 2024
Kryeministri Vuçeviq: Serbia e gatshme të bëjë kompromise me Kosovën
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration