Mes kundërshtimit të Serbisë, OKB-ja miraton rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë (video)
Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi rezolutën, sipas së cilës 11 Korriku shpallet Ditë Ndërkombëtare e Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit në Srebrenicë.
Ndër tjerash kjo rezolutë dënon mohimin e gjenocidit dhe madhërimin e kriminelëve të luftës.
Miratimi i kësaj rezolute u kundërshtua nga Serbia, derisa shtetet nismëtare, thanë se ajo nuk është kundër asnjë shteti, por shënjestron kryesit e gjenocidit./REL/
copy(/home/titulli/public_html/images/image/rebrencia-okb.jpg): failed to open stream: No such file or directory