“Mëmëdheu po thërret”: Qytetarë nga Vraja marrin ftesa të reja për stërvitje ushtarake në Bujanoc
Lokale

“Mëmëdheu po thërret”: Qytetarë nga Vraja marrin ftesa të reja për stërvitje ushtarake në Bujanoc

19.Apr.2023 10:11
0

Në adresat e rekrutëve nga Vraja dhe komunat fqinje kanë marrë ftesa ushtarake për “përgjigje të detyrueshme ndaj stërvitjes dymbëdhjetëditore ushtarake që  të mbahen në bazën ushtarake JUG”, në Bujanoc kanë konfirmuar bashkëbiseduesit e Danasit, përcjellë Titulli.com.

Në ftesa thuhet se rekrutët e forcave rezervë të Ushtrisë së Serbisë janë të obliguar të paraqiten në Bazën Ushtarake Jugore në afërsi të Bujanocit, ku, siç i tha gazetarit të Danasit, do të qëndrojnë “çdo ditë nga shtatë deri në orën pesëmbëdhjetë".

Ftesat ushtarake i referohen edhe objektit ushtarak në Surdulicë, ku “bëhet trajnimi ushtarak i pjesëtarëve të njësive teknike” për 10 deri në 15 ditë.

“Kam marrë ftesë për stërvitje ushtarake për të dytën herë radhazi dhe duhet të përgjigjem edhe pse jam në punë, por nuk e di kush do të më dëmshpërblejë dhe sa janë rrogat ditore”, tha për Danas një nga banorët e  Vrajës i cili ka marrë ftesë për stërvitje ushtarake në bazën JUG, e cila fillon më 3 maj.

Bashkëbiseduesit e kësaj gazette thonë se “nuk mund të kontrollojnë nëse do të kenë ushqim gjatë ditës gjatë stërvitjes”, si dhe si do të organizohet transporti për në dhe nga objektet në baza ditore”./Titulli.com/

copy(/home/titulli/public_html/images/image/shtria-serbise.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Hill, gazetarëve: Edhe unë po pyes pse nuk është formuar ende Asociacioni
10 vjet nga marrëveshja e parë Kosovë-Serbi në Bruksel
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration