Mediat angleze: Rusia do të vendosë raketa bërthamore në Preshevë të Serbisë
Moska ka rënë dakord për të sjellë në Ballkanin verior raketa me mbushje bërthamore, në Serbi, pikërisht në Luginën e Preshevës vendi ku do të vendosen raketat e famshme, gjithmonë mollë sherri mes SHBA-ve dhe Rusisë.Baza e re që tashmë dihet se do të ndërtohet në Serbi do të pajiset edhe me raketa me rreze të mesme veprimi. Një lëvizje taktike e Rusisë për të mbajtur nën kontroll amerikanët që kanë bazat e tyre në Poloni dhe kontrolluar Ballkanin e vende si Greqia, Italia dhe Austria, Shqipëria dhe Kosova raporton Titulli.com.
Britanikja “Daily Star” ka zbuluar një fakt të tillë, teksa ka pohuar se kryeministri serb e ka hedhur në tavolinën e bisedimeve këtë opsion. Sipas deklaratave zyrtare, ministri i Jashtëm serb, gjithashtu njoftoi dje se Vladimir Putin se do të rrisë fuqinë ushtarake të vendit, pas kërkesës në fjalë.
“Ne i kemi kërkuar palës ruse të transferojë raketa bërthamore dhe disa lloje të tjera pajisjesh ushtarake këtu në Serbi”, tha ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç.
Mesa duket Rusia po mendon që sistemet bërthamore raketore “C-400” të vendosen në Serbi, shkruan gazeta britanike. “Daily Star” gjithashtu thekson se NATO-ja u alarmua, pasi Putin zhvendosi raketat bërthamore në Kaliningrad, një territor mes Polonisë dhe Lituanisë. Ky veprim i vuri raketa bërthamore shumë pranë Berlinit. Ndërkaq Rusia i ka falur edhe 4 avionë MIG-29 Serbisë.