Lokale
Me program kulturor e darkë me muzikë, shënohet Dita e Mësuesit (video)
Dita e Mësuesit, 7 Marsi është shënuar sot në Bujanoc në dy aktivitete të ndara, një kulturorë edhe tjetrin “argëtues”
Në shtëpinë e kulturës në Bujanoc me këtë rast u zhvillua një manifestim në të cilën morën pjesë mësimdhënës dhe veteran të arsimit, i cili u hap me intonimin e himnit kombëtar.
Në këtë manifestim nxënësit e shkollës së mesme “Sezai Surroi” shpalosën programin e përgatitur me poezi e këngë kushtuar mësuesve, të cilët brez pas brezi bartën njohurit e tyre te gjeneratat e reja.
Me këtë rast departamenti për veprimtari publike dhe çështje shoqërore ka ndarë mirënjohje për mësimdhënësit të cilët tërë çështjen ia kushtuan arsimimit të gjeneratave.
Pas këtij manifestimi, pasoi edhe darka e organizuar në restorant “Rozafa” në Bujanoc në të cilën morën pjesë mësimdhënës të shkollave fillore si dhe asaj të mesme të kësaj komune.
Me ritmet e muzikës ata festuan 7 marsin, derisa vallja pothuasje nuk u ndal në asnjë moment.
Historiku i 7 Marsit
Më 7 mars të vitit 1887 në Korçë u hap mësonjëtorja e parë shqipe. Mësues dhe drejtor i parë i saj ishte Pandeli Sotiri.
Veç tjerash kjo ngjarje ishte një fitore e madhe për popullin shqiptar, pasi deri atëherë dhënia e mësimeve për shkak të pushtimit osman bëhej privatisht brenda shtëpive në mënyrë të fshehtë.
Kështu që nga ajo ditë 7 Marsi festohet në Shqipëri dhe andej ka jetojnë shqiptarët si dita e mësuesit për të përkujtuar atë ngjarje të rëndësishme kulturore dhe historike.
Edhe pse në kushte të vështira, kur mësimi i gjuhës shqipe për shkak të kushteve të ndodhura nën sundimin osman ishte reptësisht i ndaluar, mësonjëtorja e Korçës qëndroi e hapur për gati 15 vjet.
Drejtues të saj ishin figura të njohura të Rilindjes shqiptare si: Pandeli Sotiri, Petro Nini Luarasi, Nuçi Naçi, Thoma Avrami./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!