Mbahet tryeza e diskutimit “Sfidat e arsimit shqip në Luginë të Preshevës” (video)
Është mbajtur tryeza e diskutimit me tëmën “Sfidat e arsimit shqip në Luginë të Preshevës” , në të cilën morën pjesë faktorë lokal relevant për arsim me mbështetje të programit të Qeverisë së Kosovës përmes Këshillit Kombëtar Shqiptar.
Tema e diskutimit ishte fokusuar në sfidat e arsimit shqip, tekstet shkollore në gjuhën shqipe si dhe mundësia e zhvillimit dhe fuqizimit të bashkëpunimit mes shkollave shqipe në Luginë me institucionet arsimore e shkollore në Kosovë.
Diskutuesit pjesëmarrës ishin Enkel Rexhepi, përfaqësuesit nga Këshilli Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepi, kryeshefi për shërbime publike pranë adiministratës komunale në Bujanoc Fejzi Beqiri, drejtori i shkollës së mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc, Zejni Fejzullahu, drejtori i shkollës fillore “Naim Frashëri” në Bujanoc, Fadil Ebibi, Profesoresh e gjuhës shqipe Anita Behluli, Arta Kadriu dhe të tjerë.
Diksutimi i plotë është në Yotube dhe mundë të përcillini se cilat ajnë sfidat e arsimit shqip , problemet dhe mundësitë e avancimit.
Organizata “Vizionet Atraktive” dhe Portali Informativ Titulli.com do të vazhdojë me aktivitete të këtilla që kontribuojnë në përmirësimin e gjendjes së arsimit shqip dhe nxitjen e proceseve në dobi të zhvillimit të demokracisë në nivel lokal.
"Projekt i realizuar me mbështetje të programit të Qeverisë së Kosovës përmes Këshillit Kombëtar Shqiptar. Pikëpamjet, opinionet dhe konkluzionet e shprehura në projekt nuk pasqyrojnë domosdoshmërish pikëpamjet e Qeverisë së Kosovës apo Këshillit Kombëtar Shqiptar por vetëm të autorit".