Mbahet seminar për zhvillim të bujqësisë në Bujanoc, pjesëmarrje e zbehtë
Në objektin e fakultetit ekonomik në Bujanoc është mbajtur seminar lidhur me stimulimin e zhvillimit të bujqësisë dhe prodhimtarisë së ndryshme.Sipas organizatorëve ky seminar ka mbledhur përfaqësues të ndryshëm të bujqësisë dhe ka për qëllim forcimin e potencialeve lokale dhe partneritetit mes akterëve të zhvillimit rural e stimulimin bujqësisë në rrethin e Pçinjës.
Ky seminar është organizuar nga Oda Ekonomike e Serbisë për rrethin e Pçinjës dhe Jabllanicës ndërsa ligjërues ishte Milorad Stajkoviq inxhinier i bujqësisë dhe përfaqësues tjerë, shkruan Titulli.com.
Gjatë këtij seminari u shpjeguan mundësit e zhvillimi të sektorit të bujqësisë dhe shfrytëzimit të fondeve publike dhe atyre të Bashkimit Evropian.
Asnjë nga përfaqësuesit e zyrës për zhvillim ekonomik lokal të komunës së Bujanocit nuk ishte prezentë gjatë këtij seminari edhe pse ata shpesh përmendin IPA fondet evropiane ndërsa nga sektori i bujqësisë prezantuan disa.
Vlen të theksohet se në seminar ishin të pranishëm një numër i vogël i bujqve shqiptar të cilët shpeshherë ankohen për mungesë të ligjëratave në fushën e zhvillimit të bujqësisë.
Ata që dëshirojnë informacione më të hollësishme lidhur me këtë çështje mundë të drejtohen edhe në zyrën e Odës Ekonomike të Serbisë në Bujanoc./Titulli.com/