Mbahet seminar me nxënës të shkollës së mesme në Bujanoc (video)
Afro 40 nxënës të shkollës së mesme "Sezai Surroi" morën pjesë në seminarin e organizuar në Bujanoc me temën për funksionimin e qeverisjes lokale kryesisht rolin e kuvendit komunal, këshillin komunal, kryetarit të komunës dhe kuvendit.
Ibrahim Rustemi, kryetar i organizatës “Vizionet Atraktive” u shprehur i kënaqur me pjesëmarrjen e nxënësve dhe interesimin e tyre për të qenë më aktiv gjatë seminarit.
Ligjëratat në seminar i ka mbajtur Fejzi Beqiri, kandidatë për doktoratë dhe punonjës i administratës komunale në Bujanoc i cili ka informuar nxënësit për funksionimin vetëqeverisjes lokale.
Seminari është organizuar nga organizata “Vizionet Atraktive” në kuadër të projektit “Rinia aktive në Bujanoc dhe Preshevë” të cilin e financon Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian në Serbi.
Ky projekt ka për qëllim informimin e rinisë për rolin e qeverisjes lokale dhe inkurajimi i tyre për një jetë më aktive në jetën publike lokale me qëllim të përmirësimit të pozitës së përgjithshme në komunën e Bujanocit dhe Preshevës.
Projekti do të vazhdojë me seminare të përbashkëta mes grupeve me nxënës të shkollave të mesme ng Bujanoci dhe Presheva./Titulli.com/