Arifi: Prioriteti ynë zhvillimi ekonomik, kërkesat nuk ndalen ndaj Beogradit zyrtar (video)
Lokale

Arifi: Prioriteti ynë zhvillimi ekonomik, kërkesat nuk ndalen ndaj Beogradit zyrtar (video)

26.Feb.2018 08:58
0
Kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi është i përkushtuar se gjatë qeverisjes së tij katërvjeçare do të punojë në zhvillimin ekonomik dhe fushat tjera por se pret edhe një përkrahje më të madhe nga qeveria në Beograd.

Ai gjatë një interviste për Titulli.com tha se komuna për herë të parë ka miratuar një propozim buxhet prej 1miliard e 400 milion dinarë përmes së cilit janë planifikuar investime në zonën industriale, në infrastrukturën e arsimit, shëndetësi, projektin e ujit të pijshëm si disa projekte tjera më të vogla.

“Komuna e Preshevës këtë vit ka një shifër rekord të buxhetit prej 1miliard e 400 milion dinarë që nuk e ka pasur më parë. Mjete këto që do të shpërndahen në fusha të ndryshme ku secila fushë të zhvillohet nga pak si ajo e zhvillimit ekonomik, e bujqësisë e bizneseve lokale e të tjera”, theksoi Arifi.

Arifi u shpreh se buxhetin komunal e ka gjetur me 7 milion dinarë ndërsa tani ajo shifër do të rritet dhe se qeverisja e tanishme do të ofrojë ofroj një ambient komfort për investime dhe zhvillimin e ekonomik, shkruan Titulli.com.

Duke folur për orientimin e mjeteve të buxhetit komunal për financim të stimulimit , Arifi pohoi se për subvencionimin e bujqësisë do të ndahen rreth 25 milion dinarë ndërsa për subvencionimin e bizneseve lokale janë planifikuar 30 milion dinarë dhe në marrëveshje me entin social përmes një programi të veçantë, vlera do të arrij në 60 milion dinarë.

Për dallim nga udhëheqja e kaluar e komunës së Preshevës që kanë qenë kundër bashkëpunimit të hapur me qeverinë në Beograd, kryetari i tanishëm i Preshevës po jep sinjale se për interesa të komunitetit lokal do të kërkojë vazhdimisht ndihmën e Beogradit zyrtar.

Arifi thotë se është obligim kushtetues i qeverisë që të investojë dhe zhvilloj edhe komunën e Preshevës dhe se këtu jeton një minoritet i komunitetit serbë të cilëve i është dhënë mundësia të jenë pjesë e qeverisjes komunale andaj edhe qeveria e Serbisë duhet ti përfill dhe realizoj kërkesat tona.

“Kërkesat tona nuk do të ndalen ndaj qeverisë së Serbisë që të pranoj dhe realizoj kërkesat tona. Unë pres shumë më shumë nga kjo qeveri duke mos munguar as ndihma nga ndërkombëtarët dhe se Serbia tani gjendet në një pozitë ku duhet ti realizoj kërkesat tona”, potencoi Arifi.

Arifi nga bisedat që ka realizuar deri më tani me autoritet qendrore në Beograd pret që në vjeshtë të këtij viti Preshevës t’i kthehet Gjykata Themelore fillimisht si njësi.

Shqiprim Arifi, kryetar i komunës së Preshevës gjatë intervistës për Titulli.com foli edhe për transparencës komunale që sipas tij nga të gjitha qeverisjet e kaluara ka qenë në nivel shumë të ulët.

“Me ardhjen tonë në pushtet jemi munduar ti ndryshojmë gjërat dhe kemi shpallur për here të parë buxhetin në publik, kemi krijuar ueb-faqen e komunës. Pas disa prioriteteve tjera, transparenca ka një prioritet dhe se duhet të punohet shumë në këtë aspekt që qytetarët të jenë të informuar”, vlerësoi Arifi.

Kjo qeverisje që udhëhiqet nga Shqiprim Arifi është zotuar se do të bëjnë ndryshime të theksuara në përmirësimin e jetës shoqërore në përgjithësi e veçmas në zhvillimin ekonomik apo hapjen e vendeve të reja të punës.

Pushteti lokal i komunës së Preshevës është formuar në muajin Shkurt nga 15 këshilltarë të Alternativës për Ndryshim, 3 këshilltarë të Lëvizjes për Reforma-PDSH dhe 2 këshilltarë të listës serbe ndërsa kuvendi përbëhet prej 38 këshilltarëve./Titulli.com/

Salihu: Deklarata ime u keqkuptua, edhe serbët janë qytetarë të Preshevës
Mbahet seminar me nxënës të shkollës së mesme në Bujanoc (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration