Materniteti mirëpret nënat e Luginës, vizita e Titullit shoqërohet me një lindje të një foshnje-mashkull (foto)
Shtëpia e Shëndetit në Preshevë, tanimë e ka edhe shërbimin e maternitetit jashtëspitalorë me një personel profesional të mjekëve dhe mamijave apo motrave medicinave.Xhejlane Ferati, gjinekologe gjatë një bisede për Titulli.com ka deklaruar se pranë këtij shërbimi punojnë tre gjinekolog nga Presheva, një gjinekolog nga Bujanoci, katër mjek nga Vranja (një mjeke dhe tre mjek) dhe pesëmbëdhjetë mamija.
“Ende ekziston një dozë e pasigurisë së nënave tona lidhur me lindjet në maternitetin e Preshevës, por motrat e nënat tona le të ndihen të sigurta për nga ofrimi i kushteve dhe të profesionalizmit të mjekëve dhe të motrave medicinale”, tha Ferati.
Ajo thotë se raste të rralla janë ato që duhen përcjellë për në Qendrën Spitalore të Vranjës, duke përfshirë këtu lindjen e parë edhe pse ajo mundë të kryhet këtu , por kjo varet edhe nga dëshira e pacientes.
“Lindjet e rrezikshme dhe ndërhyrjet kirurgjike i përcjellim për në Vrajë, sepse ne këtu nuk e kemi sallën e operacionit”, theksoi Xhejlane Ferati, gjinekologe.
Gjatë vizitës që i ka bërë Titulli maternitetit jashtëspitalorë në Preshevë, ka lindur edhe një djalë pacientja Nexharije Limani, nga fshati Stanec, komuna e Preshevës.
Nexharija për gazetarin e Titulli.com është shprehur se kjo është lindja e pestë e saj dhe se është ndjerë e kënaqur me ndihmën që i kanë dhënë mjekët dhe motrat medicinale.
“Më lindi ky djalë shëndosh, ndjehem po ashtu e lumtur që këtë lindje e bëra këtu në Preshevë, këtu erdha me vetë dëshirë, dhe aspak nuk kam pasur frikë. I porosis të gjitha nënat që të lindin në Preshevë, sepse kushtet ishin të mira, profesionalizmi i mjekëve në nivel, pra edhe unë, edhe djali im jemi mirë dhe së shpejti do të na liron mjeku për në shtëpi”, tha Nexharije Limani.
Materniteti jashtëspitalorë në Preshevë është hapur më 13 korrik të këtij viti dhe ka 2 salla të lindjes , inkubimin , fototerapinë , dhomat e motrave , 4 dhoma rehabilitimi, kuzhinën dhe objektet tjera përcjellëse./Titulli.com/
copy(/home/titulli/public_html/images/image/xhejlane-%20ferati-%20gjinekologe-presheve.jpg): failed to open stream: No such file or directory