Marrëveshje mes fqinjësh
Lokale

Marrëveshje mes fqinjësh

19.Jun.2012 10:39
0
Kanë kaluar dhjetë  ditë nga zgjedhja e organeve qeverisëse në komunë të Bujanocit mes Partisë Demokratike të Nagip Arifit dhe GQ Sojança Arsiq. Marrëveshjen në fjalë Arifi e ka quajtur, marrëveshje mes fqinjësh. “Më mirë është të ulesh dhe të merresh vesh me fqiun se sa të vijë ndonjë ndërmjetësues dhe të bëjë trysni. Mendoj se komuniteti ndërkombëtar mund të na ndihmojë, po ashtu edhe Qeveria e Serbisë dhe donatorët që deri tani kanë qenë aktivë në Bujanoc. Kjo është e vetmja mundësi që qytetarët e komunës së Bujanocit të shohin se ne jetojmë dhe punojmë së bashku”, ka thënë kryetari i komunë së Bujanocit Nagip Arifi në intervisten për portalin “JugPress”. Arifi ka shtuar se për një qeverisje lokale multietnike në Bujanoc është dakorduar edhe deputeti popullor Riza Halimi, kurse ka vazhduar duke thënë se ky koalicion është i hapur edhe për partitë tjera politike të cilët kanë këshilltarë në Bujanoc. Në pyetjen se a ka pas kërcënime dhe trysni në këshilltarët e tij për të mos hyrë në koalicion dhe a është e saktë që i është ofruar para, Arifi ka thënë se “ka pas trysni mirëpo ne në kryesinë e partisë kështu kemi vendosur. Ai ka shtuar se punët tjera “duhet ti hetojnë organet përgjegjëse”. “A ka pas apo jo kërcënime si dhe ofrim të ndonjë shume parash, këtë duhet të ia lëmë organeve të cilët duhet të merren me këtë punë”, ka thënë Arifi. Kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi, i cili ka marrë këtë post për herë të tretë, ka thënë se si prioritet të qeverisë lokale e sheh zhvillimin ekonomik, si dhe angazhimin për një Bujanoc më të pastër./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/06/Stojanca-Arifi.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Stojança Arsiq: Ja si u tentua të prishet koalicioni?
Zana Ramizi, maturantja e dalluar e “Sezai Surroit”
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration