Lutfiu: Serbia ul buxhetin, Këshilli Kombëtar Shqiptar shpresat në Qeverinë e Kosovës
Lokale

Lutfiu: Serbia ul buxhetin, Këshilli Kombëtar Shqiptar shpresat në Qeverinë e Kosovës

19.Feb.2024 14:04
0

Mbi 130 mijë euro ishte buxheti i kaluar. Por Qeveria e Serbisë për vitin 2024 Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë ia ndau buxhetin më të vogël. 

E një vendim të tillë kryetari i këtij Këshilli Nevzad Lutfiu thotë se nuk e kishin pritur.

Në vitin 2022, shqiptarët dolën në regjistrim me një numër jashtëzakonisht të madh dhe ashtu siç është e rregulluar edhe me ligj dhe ashtu siç na është konfirmuar edhe nga përfaqësues të Qeverisë, që Këshilli Kombëtar Shqiptar për këtë vit do të ketë buxhet dukshëm më të rritur sesa vitet paraprake, por këtë muaj ne u befasuam me vendimin e Qeverisë, në fakt të Ministrisë për të Drejtat e Minoriteteve, ku në vend se të rritet buxheti, ai është ulur, thotë ai.

Lutfiu thotë se për këtë çështje janë befasuar edhe pala ndërkombëtare.

Ndërsa, tregon arsyetimin që ua dha qeveria serbe.

“Një nga kriteret kryesore të përcaktimit të buxhetit, është edhe numri i popullsisë. Në vitin 2011, shqiptarët në Serbi e kanë bojkotuar regjistrimin e popullsisë dhe që nga ai moment deri në vitin 2022, është marrë një numër shumë simbolik i shqiptarëve, ku është përcaktuar buxheti i Këshillit Kombëtar Shqiptar. Në arsyetimin që na është dhënë neve, na kanë thënë që jo vetëm pakicës shqiptarë, por edhe pakicave të tjera i është ulur buxheti, por ky arsyetim normalisht që nuk i fort”, shprehet Lutfiu. 

Lutfiu shtoi se ulja e buxhetit do ta vështirësojë funksionimin e Këshillit.

Për këtë, tha se sytë i kanë nga Qeveria e Kosovës.

E këta të fundit, përmes një përgjigje me shkrim, thonë se nuk do t’ua kthejnë shpinën shqiptarëve të Luginës.

“Pasur parasysh qasjen e vazhdueshme diskriminuese të Qeverisë së Serbisë ndaj shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, së fundmi jemi të shqetësuar dhe me zvogëlimin e buxhetit të Këshillit Kombëtar Shqiptar. Ajo rrezikon seriozisht funksionimin e këtij institucioni për të ofruar shërbimet e nevojshme për shqiptarët e Luginës së Preshevës. Qeveria e Republikës së Kosovës do të vijojë të qëndrojë përkrah shqiptarëve në Luginën e Preshevës, jo vetëm në mbështetje financiarisht, por edhe për t’i dhënë zë problematikave dhe sfidave me të cilat përballen nga institucionet serbe”, thotë Klisman Kadriu, këshilltar politik i zv/kryeministrit, Besnik Bislimi

Ne fund, nga Qeveria e Kosovës kanë thënë se buxheti i ndarë për këtë vit për shqiptarët në Luginë, është tre milionë euro dhe ka njohur rritje për nga 1 milion, çdo vit, që nga 2021. /Teve1/

copy(/home/titulli/public_html/images/image/ksh-medvegje.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Policia arreston të dyshuarin nga Presheva për vjedhje në një xhami në Bujanoc
Arifi takon ambasadorin e Shqipërisë në Beograd, Canaj
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration