Lutfiu takohet në Beograd me senatorin amerikan: Kemi një mungesë totale të perspektivës në Luginë
Lokale

Lutfiu takohet në Beograd me senatorin amerikan: Kemi një mungesë totale të perspektivës në Luginë

25.May.2023 17:17
0

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu së bashku me delgacionion nga Bujanoci e Presheva janë takuar të enjten me senatorin amerikan, Gary Peters në Beograd.

Ky ishte takimi i parë zyrtarë në ambasadën e SHBA-së në Beograd pas marrjes së detyrës së re në Këshillin Kombëtar Shqiptar.

 

Postimi i plotë në Faccebook nga Nevzad Lutfiu lidhur me takimin në Beograd:

Sot në ambasadën e SHBA-së, në Beograd u takuam me senatorin, z.Gary Peters.
 
Më poshtë po e paraqes fjalimin tim që kisha sot përballë senatorit.
 
Po ndjehem shumë i privilegjuar që sot kam rastin të bashkebisedojë me përfaqësuesit e një shteti që i takojnë anës së drejtë të botës, e për fatin e mirë të njerëzimit, sot ky shtet është superfuqi botërore.
 
Më lejoni t'ju njoftoj se, në krye të KNSH jam emëruar para pak ditëve dhe për mua është kënaqësi shumë e madhe që, takimi me përfaqësues të SHBA të jetë ndër takimet e para në krye të këtij institucioni.
 
-Pozita e kryetarit të Këshillit Nacional është detyra më e veshtirë, sepse përfaqëson shoqerinë më të diskriminuar ne rajon, është rast i vetëm në Europë dhe shumë i rallë në botë ku shteti e diskriminon nje pakicë vetem për shkak të përkatësië etnike.
 
Përshkak të kësaj gjendjeje, kemi një mungesë totale të perspektivës në Luginë.
 
Të rinjtë duke e parë këtë gjendje, kanë braktisur në mënyrë masovike vendin, ku edhe përkundër shkollimit të tyre, nuk kanë pasur mundësi që të integrohen nëpër institucionet që gjenden në Luginë të Preshevës.
 
Te rinjtë e Luginës që kanë studiuar në Kosove (e shumica prej tyre ka studiuar e vazhdojnë të studiojnë në Kosovë për shkak të afërsisë gjeografike), në Serbi nuk mund të punësohen, sepse nuk i njihen diplomat, pra e vetmja zgjidhje për ta është emigrimi (i detyruar).
 
Një fenomen tjetër i cili po zhvillohet në Serbi është ai i pasivizimit masiv të adresave të shqiptarëve të Luginës së Presheves.
 
Kemi edhe raporte ndërkombëtare që flasin për këtë fenomen i cili konsiderohet absolutisht shkelje e të drejtave të njeriut.
 
Janë vetem emrat tanë që na identifikojnë si shqiptarë në Serbi, të gjitha elementet e tjera të cilat dëshmojnë mbi përkatesinë etnike, janë inekzistente.
copy(/home/titulli/public_html/images/image/utfiu-peters.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Vdes legjenda e muzikës, Tina Turner
Osmani takohet me Bërnabiq, diskutohet integrimi i pakicave nacionale dhe mjedisi medial (foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration