titulli.com
Lokale

Lugina i bashkohet dhimbjes shqiptare

22.May.2012 15:54
0
Në oborrin e objektit të komunës së Preshevës u bënë homazhe për studentet qe humbën jetën në Shqipëri. Në hyrje të godinës  u ndezën qirinjtë nga shumë qytetarë të Preshevës dhe Bujanocit, u vendosën trëndafila të bardhë për 14 studentët e vdekur dhe u bënë lutje për të plagosurit, raporton Titulli. Në shenjë solidariteti  “Në nderim të Viktimave të Tragjedisë së Himarës, Lugina është me Ju” ishte vendosur slogani nga aktivistët e Këshillit për të Drejtat e Njeriut. Ishin mbledhur fëmijë, gra, të rinj dhe të moshuar për të ndezur qirinjë duke formuar me këta, datën, muajin dhe vitin për tragjedinë e ndodhur dje në Shqipëri ku humbën jetën 14 studentë dhe dhjetëra të plagosur nga qyteti i Elbasanit. “Në këto momente mendja dhe zemrat tona janë tek familjet e viktimave, të cilave iu shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta, si dhe shërim sa më të shpejtë të plagosurve, tha Enkel Rexhepi aktivistë i KDNJ-së në Preshevë. Aksidenti i djeshëm rrugor në  Qafën e Vishës, humbën jetën 14 studentë dhe shumë prej tyre u lënduan. Një humbje kaq e madhe e jetëve të reja i ka prekur thellë gjithë popullin shqiptarë dhe me gjerë./Titulli.com/
Çertifikohen rezultatet e zgjedhjet lokale në Preshevë
Kryetar: Shaip Kamberi apo Jonuz Musliu ?
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration