LPD me një zbrazëtirë, koalicioni i qëndrueshëm në komunë të Bujanocit (video)
Pas vdekjes së ish liderit të Lëvizjes së Progresit Demokratik, Jonuz Musliu ka mbetur një zbrazëtirë në parti në të cilën jemi munduar që bashkërisht ta kompensojmë me punë si ekip në kryesin e partisë , u shpreh Adnan Salihu nënkryetar i LPD-së gatë një bisede për portalin Titulli.com.Sali u shprehë se LPD për momentin ka mbetur pa kryetar dhe se ende nuk ka ndonjë propozim apo vendim për këtë çështje.
“Nuk po ngutemi aspak por nuk do të thotë se nuk do të angazhohemi rreth kësaj çështje që të mos ndikoj negativisht në parti”, theksoi Salihu
Sa i përket koalicioni qeverisë në komunën e Bujanocit, Adnan Salihu tha për Titulli.com se është stabil dhe deri tash nuk kemi kurrfarë problemi apo mosmarrëveshje gjë e cila u reflektua edhe gjatë votimit tim për kryetar të kuvendit të komunës së Bujanocit..
“Çdo jo stabilitet do të reflektohet jo vetëm në koalicion por edhe për punën e komunës si dhe për të gjithë qytetarët dhe mendoj se ne duhet ta instalojmë një praktikë që pushtetet të jenë stabile ngase është më e dobishme që një mandat nga fillimi të shkoj deri në fund”, deklaroi mes tjerash Salihu.
Adnan Salihu është zgjedhur me 25 vota kryetar i kuvendit komunal më 23 Shkurt dha ka zëvendësuar pozitën e Jonuz Musliut./Titulli.com/