LPD dorëzon listën pranë KKZ-së në Bujanoc, deri më tani katër lista të certifikuara
Lëvizja e Progresit Demokratik ka dorëzuar sot pranë Komisionit Komunal Zgjedhor (KKZ) në Bujanoc listën zgjedhore me kandidatë për këshilltarë të Kuvendit Komunal të Bujanocit, raporton Titulli.com.Lista e LPD-së ka 41 kandidatë, ndërsa bartës i listës është kryetari i kësaj partie Jonuz Musliu, njëherit kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar.
Komisioni Komunal Zgjedhor në Bujanoc ka shpallur zyrtarisht edhe dy lista për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale të 24 prillit.
Listat e certifikuara janë “Grupi i qytetarëve – Dr Stojança Arsiq – Për Bujanoc më të mirë” dhe lista “PVD – UDSH – Shaip Kamberi”.
Deri më tani pranë KKZ-së në Bujanoc janë shpallur, gjegjësisht janë certifikuar katër lista zgjedhore, njofton Titulli.com.
Lista zgjedhore “Partia Demokratike – Dr.sc Nagip Arifi” ka numrin rendor 1, lista “Aleksandar Vuçiq – Serbia fiton” është me numër rendor 2, “Grupi i qytetarëve – Dr Stojança Arsiq – Për Bujanoc më të mirë” do të ketë numrin 3, ndërsa koalicioni ndërmjet Partisë për Veprim Demokratik dhe Unionit Demokratik Shqiptar, lista “PVD – UDSH – Shaip Kamberi” është certifikuar me numër rendor 4./Titulli.com/