Lotët e tifozit kuq e zi, Amar Hasanit nga Presheva që preku zemrat e shqiptarëve (video)
Në tetor të vitit 2021 Shqipëria u mposht 0:1 nga Polonia, ndeshje kjo kualifikuese për botërorin Katar 2022. Ishte minuta e 76-të kur kombëtarja shqiptare pësoi golin e humbjen në këtë takim. Ky gol, e ndërpreu ëndrrën e Shqipërisë që përherë të parë të synonte pjesmarrjen në një kampionat botëror. Kjo humbje preku thellë edhe vogelushin 7 vjeçar nga Presheva, Amar Hasani.
Lotët e tij dhe emocioni nga shkallët e stadiumit prekën zemrat e shumë shqiptarëve, e Amarit i ka qëndruan afër pothuajse gjithë lojtarët e kombëtares, ndër t’a Klaus Gjasula, Berat Gjimshiti e Sokol Cikalleshi. Ata në shenjë motivimi i dhuruan Amarit edhe fanelat e tyre.
Ndeshja e 10të shtatorit do të kthente shpresat tek Amari, pasi Shqipëria e mori hakun ndaj Polakëve duke i mposhtur me rezultat 2:0 . Amari këtë fitore e përjetoi me emocione të jashtëzakonshme.
Amari që kur ishte foshnjë, prindërit në çdo ndeshje kur luante kombëtarja e vishni kuq e zi çka dhe sot ai vazhdon t’a ndjek kombëtaren tashmë nga shkallët e stadiumit.
copy(/home/titulli/public_html/images/image/mar-hasni-presheve.jpg): failed to open stream: No such file or directory