Lëvizja “Tani Evropa” fiton zgjedhjet në Mal të Zi, Abazoviqi lista e 4-të
Rajoni dhe Politika

Lëvizja “Tani Evropa” fiton zgjedhjet në Mal të Zi, Abazoviqi lista e 4-të

12.Jun.2023 07:59
0

Dalja në zgjedhje ishte 56 për qind – më e ulëta në Mal të Zi që kur u nda nga Serbia dhe u bë shtet i pavarur në vitin 2006. Analistët thonë se kjo dalje e vogël mund të jetë për shkak se votuesit janë të lodhur nga zgjedhjet e shpeshta që nuk kanë prodhuar ndryshime të mëdha në skenën politike të Malit të Zi

(AP) - Lëvizja centriste “Tani Evropa”, e prirë nga eksperti financiar Milojko Spajiq dhe presidenti aktual, Jakov Milatoviq, ka fituar zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Mal të Zi, por do t’i duhet të bëjë koalicion për shkak se e vetme nuk mund ta formojë qeverinë. Sipas rezultateve preliminare, “Tani Evropa” ka fituar me 26 për qind.

Koalicioni “Së bashku” (DPS-SD-LP-DUA) fitoi 23.5 për qind, “Për të ardhmen e Malit të Zi" (NSD-DNP) 15.1 për qind, koalicioni mes Lëvizjes Ura të Dritan Abazoviqit dhe demokratëve të Aleksa Beçiq "Guximshëm numërohet" 12.3 për qind.

Dalja në zgjedhje ishte 56 për qind – më e ulëta në Mal të Zi që kur u nda nga Serbia dhe u bë shtet i pavarur, në vitin 2006. Analistët thonë se kjo dalje e vogël mund të jetë për shkak se votuesit janë të lodhur nga zgjedhjet e shpeshta që nuk kanë prodhuar ndryshime të mëdha në skenën politike të Malit të Zi. 

Ndryshe prej zgjedhjeve të kaluara kur u bë fushatë nëse shteti duhet të shkojë drejt BE-së apo të jetë më afër Rusisë dhe Serbisë, ekonomia dhe standardet e jetesës dominuan fushatën e këtyre zgjedhjeve. 

Zgjedhjet ishin të parat në më shumë se 30 vjet, në të cilat nuk ka marrë pjesë Milo Gjukanoviq, i cili i priu vendit si kryeministër ose president që prej vitit 2001. Ai ka humbur zgjedhjet presidenciale në prill dhe nuk është në radhën e parë të politikës. 

Sondazhet dhe analistët kishin parashikuar se lëvizja centriste “Tani Evropa”, e prirë nga eksperti financiar Milojko Spajiq dhe presidenti aktual, Jakov Milatoviq, do të fitonte. 

Spajiq, 37-vjeçar, ish-ministër i Financave që në vitin 2021 krijoi reformat ekonomike, përfshirë ngritjen e pagës mesatare, ka premtuar ngritje të pagave dhe shtatë orë punë në ditë, 1 orë më pak sesa orari aktual i punës në Mal të Zi.

Partia Demokrate e Socialistëve, dikur e prirë nga Gjukanoviqi, ka përjetuar tkurrje të popullaritetit pas tri dekadave dominim dhe tani me liderin e ri po bën përpjekje për ringjallje.

Lideri i partisë, Danijel Zhivkoviq, ka akuzuar Qeverinë aktuale për rrezikimin e shtegut të Malit të Zi drejt BE-së. Mali i Zi dikur ishte konsideruar si shteti i parë nga Ballkani Perëndimor që mund të anëtarësohej në BE.

Gjukanoviqi e udhëhoqi Malin e Zi drejt pavarësisë nga Serbia më 2006 dhe sfidoi Rusinë për t'u bashkuar me NATO-n në vitin 2017. Aleanca e dominuar nga partitë që kërkonin lidhje më të ngushta me Serbinë dhe Rusinë e rrëzoi DPS-në nga pushteti në zgjedhjet e mëparshme parlamentare më 2020.

Aleanca e re qeverisëse, megjithatë, shpejt u zhyt në kaos, gjë që ngeci rrugën e Malit të Zi drejt BE-së dhe krijoi bllokadën e re politike. Qeveria humbi votën e mosbesimit vitin e kaluar, por ka qëndruar në detyrë për muaj të tërë për shkak të ngërçit.

copy(/home/titulli/public_html/images/image/vropa-sada-malizi.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Politikanë të Luginës udhëtojnë drejt Brukselit, kërkojnë reciprocitet të të drejtave të minoriteteve
Abazoviq: Do të jemi shtylla kryesore e qeverisë (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration