Lëvizja për Bujanocin reagon pas marrëveshjes për koalicion paszgjedhor: “Këta për 22 vjet e kanë zbrazë Bujanocin”
Lëvizja për Bujanocin, organizim i ri politik që drejtohet nga Driton Rexhepi, ka reaguar pas marrëveshjes së subjekteve politike shqiptare PD-PVD-LPD që kanë paralajmëruar koalicion paszgjedhor në zgjedhjet lokale të 2 qershorit.
Reagimi i plotë i Lëvizjes për Bujanocin:
“Kokën së bashku”!..!
Për miletin a për vetin?
Me u pas bë bashkë për miletin, këta nuk ishte dashur me u nda se ishin bashkë.
Po edhe kur janë nda (përça e bë copa), e kanë bë për veten e jo për miletin.
Këta të njejtat faca jo që nuk kanë ndejt të bashkuar, por tani 22 vjetë kanë hudh gur në njëri tjetrin duke mbjellë urrejtje në popull duke e nda e përça duke e shēndrruar në armiqësi të skajshme.
E tani, kur 22 vjet e kanë shkretu , e kanë zbrazë Bujanocin, i paska ra në mend me u bë bashkë për shqiptari.
E deri tani a nuk ka pas shqiptari në Bujanoc? Apo ndoshta shqiptarët dhe shqiptarija po deshka veç ktyne dyve me ja ruajt postet, privilegjet, maskaralleqet, rrenat , hajnit……?
Pra, ky bashkim po bëhet këta me ndejt edhe katër vjet njëri në Beligrad e tjetri në Bujanoc, derisa të largohen të gjithë shqiptaret që:
1. Nuk kanë ku me u punësuar.
2.Nuk munden me i nxjerr dokumentet personale.
3.Deri sa të fshihen nga regjistri i vendbanimit.
4. Nuk mund ta perdorin gjuhën amëtare.
5.Nuk i pranohen diplomat.
6. Nuk kan tekste shkollore në gjuhën shqipe.
7.Nuk mund të zgjidhen gjyqtar e prokuror vetem se janë Shqiptarë.
8. E kanë vështirë me dal në pension se i nënshtrohen procedurave të veçanta.
9. Nuk kanë qasje në shërbimet katastrale.
10. Nuk kanë qasje në distribucion.
11. Nuk kanë qasje në FPI (PIO)…
A edhe pas këtyre dështimeve dikush po duhet me u kandidu për ta udhëhequr këtë vend…?!?
Dikush më pëshpëriti: ” Këta tha, edhe bukën e hajnë me marre”…!!
Si duket e vërtet kjo qenka!
copy(/home/titulli/public_html/images/image/b.jpg): failed to open stream: No such file or directory