Leme Xhema është e lirë, lënda e saj është vjetëruar!
Ish-drejtoresha e PTK'së, Leme Xhema e cila ishte dënuar me tre vjet heqje lirie pasi ishte shpallur fajtore për kryerjen e dy veprave penale, është e lirë. Gjykata ka hequr arrestin dhe ndaj saj më nuk ekziston as arresti ndërkombëtar. Lajmin e ka bërë publik, avokati i saj, Tomë Gashi.Ajo ishte dënuar më 2008 për lidhje të një kontrate të dëmshme për kompaninë ku ka punuar dhe për shpërdorim të detyrës zyrtare.Gjykata Supreme e Kosovës në vitin 2011 ia vërtetoi asaj dënimin e shpallur nga Gjykata Themelore në vitin 2008, me tre vjet heqje lirie dhe prej atëherë ajo ishte arratisur, kurse emri i saj gjendej në Interpol, por as kjo nuk ka ndihmuar në arrestimin e saj.
“Lidhur me kërkesat dhe urgjencat e parashtruara nga ju në çështjen e ekzekutimit të sanksionit penal ndaj të dënuarës Leme Xhema, ju njoftojmë se Gjykata, përkatësisht Zyrja për ekzekutimin e sanksioneve ka ndërmarrë të gjitha veprimet e duhura konform ligjit lidhur me çështjen në fjalë. Siç janë Aktvendimi për ndalimin e ekzekutimit të dënimit me burg për të dënuarën Leme Xhema, revokimi i urdhëresës për ndalim dhe sjellje me detyrim, si dhe tërheqja e urdhërarrestit ndërkombëtar”, thuhet në vendimin e Gjykatës Themelore, të publikuar nga avokati Gashi.
Por ajo tani është e lirë dhe ndaj saj nuk figuron asnjë arrest, pasi Kodi Penal i Kosovës parashikon se nëse i dënuari nuk e qëndron në burg për dyfishin e periudhës së dënuar, atëherë, ai duhet të mbetet i lirë.
Ndërkohë Leme Xhema, pritet të shkojë sot në Fushë Kosovë, për të kërkuar votën e banorëve të Medvegjës, të cilët aktualisht jetojnë në Fushë Kosovë, për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 13 shtator në Medvegjë, ku ajo është kandidate për këshilltare komunale. /Titulli.com/