Lavrov me propagandë speciale: Faktori shqiptar  në Ballkan do të eksplodojë
Rajoni dhe Politika

Lavrov me propagandë speciale: Faktori shqiptar në Ballkan do të eksplodojë

30.Jan.2024 22:47
0

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavarov, në koordinim me zëdhënësen e kësaj ministrie, Maria Zakharova, kanë rritur aktivitetin e tyre me fokus Ballkanin, e veçanërisht Kosovën.

 

Në prononcimin për gazetarë më 18 janar, ministri rus Lavrov deklaroi që faktori shqiptar në Ballkan pritet të shpërthejë.

Lajmi është publikuar nga agjencia shtetërore ruse “Tass”.

Image

Çka deklaroi Lavrov?

“Bllokimi për zbatimin e marrëveshjes së vitit 2013, të cilën BE-ja e prezantoi si arritjen e saj më të madhe diplomatike, është ende atje. BE-ja nuk mund të bëjë asgjë për këtë. E vetmja gjë që ata kanë arritur të japin, siç e kuptoj unë, është se ata kanë ardhur me një ide për të kënaqur z. Albin Kurti, për të kënaqur Prishtinën, për ta rishkruar këtë marrëveshje për Asociacionin e komunave serbe të Kosovës, për ta rishkruar atë në atë mënyrë që të mos ketë të drejta për serbët në veri të Kosovës, se këto të drejta janë absolutisht artificiale, ndërsa pushteti real duhet të mbetet në duart e shqiptarëve”.

“Bashkimi Evropian, natyrisht, duhet të turpërohet, sepse në vitin 2013 ata trumbetonin suksesin: ne ia dolëm, problemi i Kosovës është zgjidhur. Asgjë e tillë nuk ndodhi. Tani, si në çdo çështje tjetër, kur është të nevojshme për zbatimin e marrëveshjeve, ata tërhiqen në favor të palës që është më afër tyre në këtë rast, dhe ata janë më afër, natyrisht, me shqiptarët e Kosovës, sepse ata janë betuar për besnikëri, duan të anëtarësohen në NATO, duan të anëtarësohen kudo dhe ata do të ndjekin me besnikëri udhëzimet e Bashkimit Evropian, vetëm nëse problemi shqiptar në Ballkan nuk do të shpërthejë. Faktori shqiptar është shumë serioz”, tha shefi i diplomacisë ruse.

 

Lavrov me propagandën e sofistikuar të cilën e kanë si doktrinë ruse, dëshiron që të ngritë tensione etnike në shumë pika në botë e sidomos në Ballkan meqë Serbia shërben si satelit i saj. Me këtë konstatojmë që te shqiptarët nuk ka asnjë element, i cili do të mund të eskalojë apo shpërthejë. Potenciali i shpërthimit është tek serbët të cilët i nxit Rusia ku po zhvillohen protesta të shumta, si dhe deklaratat nxitëse nga presidenti i Republikës Srpska, Milorad Dodik./The Geopost/

copy(/home/titulli/public_html/images/image/ropaganda-ruse-balkan.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Vuçiq thotë se Serbia së shpejti prezanton një sistem antidron të blerë nga Rusia
Ambasadori Hill të mërkurën dhe të enjten në Preshevë e Bujanoc
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration