Këshilli Kombëtar Shqiptar ka proceduar afro 620 lëndë gjatë vitit 2015
Këshilli Kombëtar Shqiptar Kombëtar Shqiptar ka mbajtur seancën e VIII të rregullt dhe seancën solemne për fundvit në selinë e këtij institucioni.Kryetari Musliu i bëri një retrospektivë punës së këtij institucioni dhe ndër të tjera theksoi se bashkërisht me organet përkatëse dhe me të punësuarit, punën e vet gjatë kësaj periudhe e kanë realizuar në selinë e Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe jashtë shtetit në Republikën e Kosovës, Republikën e Shqipërisë, të Maqedonisë, Turqisë ,Belgjikë, Gjermani, Zvicër dhe shumë vende relevante e të rëndësishme.
Sipas Këshilli Kombëtar Shqiptar gjatë vitit 2015 ka protokolluar dhe proceduar afro 620 lëndë te ndryshme, që kanë të bëjnë kryesisht me kompetencat e Këshillit dhe drejtat e shqiptarëve dhe në vazhdimësi ka qen i angazhuar në përpilimin e planeve të nevojshme.
Ky institucion ka vlerësuar se lidhur me rrjedhën e punës së KKSH-së dhe mbarëvajtjen drejt realizimit të synimeve, kanë qenë të interesuar përfaqësues të shumtë ndërkombëtarë si ambasador të ambasadave të akredituara në Beograd, organizata të ndryshme si ajo e OSBE-së, USAID, me të cilët janë realizuar numër i madh i takimeve mjaft frytdhënëse.
“Sigurisht se sfida më e madhe gjatë aktivitetit të Këshillit është sigurimi i librave në gjuhën shqipe për nxënësit parashkollor, shkollave fillore dhe atyre të mesme. Për këtë çështje angazhimi i KKSH-së ka qenë maksimal duke qenë në kontakt të vazhdueshëm me Ministrinë e Arsimit të Republikës së Kosovës për librat në gjuhën shqipe te ardhura nga Republika e Kosovës dhe angazhimin e vazhdueshëm në takime dhe shkresa Ministrisë së Arsimit të Serbisë si dhe gjithë trupën diplomatike”, thuhet në njoftimin ne KKSH-së.
Në të njëjtin njoftim thuhet gjithashtu se janë ndërmarrë veprime avancimin e identitetit kombëtar, kulturor, gjuhësor e fetar të pakicës kombëtare shqiptare, konkretisht me zhvillimin e kushteve të nevojshme për avancimin e identitetit.
“Në kuptim të nenit 11 të Kartës Evropiane për gjuhët rajonale ose minoritare, KKSH në fushën e informimit konsideron që në nivel lokal gjendja është e rënduar sidomos pas Ligjit për privatizimin e mediave. KKSH ka marrë Vendim mbi themelimin e Radio Televizionit Shqiptar të Luginës faza e parë e regjistrimit ka përfunduar jemi në procedurë që së shpejti të kemi këtë radiotelevizion njëkohësisht kemi përkrahur portalet informative shqiptare ne Luginë”, ka vlerësuar zyrtarët e KKSH-së.
Këshilli ka shqyrtuar gjendjen e përgjithshme të përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe në administratën komunale të komunës së Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, si dhe në ndërmarrjet që ushtrojnë autorizime publike të këtyre komunave./Titulli.com/