Kërkohet unitet i shqiptarëve në Luginë
Në situatën kur Serbia është e detyruar që të hap kaptinat që kanë të bëjnë me të drejtat e pakicave etnike, në raport me Bashkimin Evropian, uniteti ndër shqiptarë në Luginë është i paarritshëm.Deputeti popullorë Riza Halimi, por edhe përfaqësues të shoqërisë civile kanë kërkuar në unifikim urgjent në mënyrë që të arrihen rezultate të dëshiruara, në këto periudha të rëndësishme.
Deputeti popullor Riza Halimi, duke tërhequr vërejtjen për momentet e rëndësishme nëpër të cilën po kalon Serbia, ka thënë se është jashtëzakonisht i domosdoshëm uniteti ndër shqiptarë në mënyrë që të përfitohet sa më shumë në rritjen e nivelit të drejtave tona, raporton RTK.
Ndërkohë, përfaqësues të shoqërisë civile, janë shprehur skeptik në mundësinë e arritjes së një uniteti ndër shqiptarë, ndërkohë që klasën politike e kanë quajtur të pa përgatitur për sfidat që e presin.
Në Luginën e Preshevës aktualisht veprojnë tetë subjekte politike shqiptare, të cilat janë të përfaqësuara në të gjitha nivelet shtetërore, ndërkohë që të drejtat e shqiptarëve në këtë zonë, nga organizata relevante ndërkombëtare janë vlerësuar si më të ulëtat në Evropë./Titulli.com/