Kushtrim Kadriu caktohet ushtrues detyre i kryetarit të Lëvizjes "Vatra" në Gjilan
Duke parë rezultatet e angazhimit të kryetarës së deritanishme Gentiana Shabani në pozitën politike si koordinatore e "Zyrës për Preshevë Buajnoc dhe Medvgjë", pranë administratës komunale në Gjilan dhe obligimet e avansimit akademik të ajo ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarës së "Lëvizjes Qytetare Vatra".Kryesia e “Lëvizjes Qytetare Vatra”, caktoi për ushtrued detyre të kryetarit Kushtrim Kadriu, aktivistë.
Kadriu falënderoi për punën e bërë të ish kryetares kryesisht për punën që është bërë në " Zyrën për Preshevë Bujanoc dhe Medvegjë".
Kushtrim Kadriu, premtoi vazhdimin e shtrirjes së Lëvizjes "Vatra" dhe hartimin e një programi politik garues në zgjedhejet e ardhshme që do te vinë dhe krijimin e urave të miqësisë me organizma të tjerë në të mirë të qytetarëve./Titulli.com/