Kurti për marrëveshjen me Serbinë: Nuk ka mbetur edhe shumë kohë, duhet ta kryejmë sa më shpejt
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se nuk ka mbetur edhe shumë kohë për të arritur marrëveshjen përfundimtare midis Kosovës dhe Serbisë.
Këto deklarata Kurti i bëri të ditur në një intervistë për “Conflict Zone” në Deutsche Welle, ku edhe iu përgjigj deklaratës së të dërguarit të BE-së, Miroslav Lajçak që mundësia për anëtarësimin e Kosovës në BE do jetë jashtë tavolinës, nëse nuk arrihet marrëveshja deri në maj të vitit 2024.
“Jam dakord që nuk kemi shumë kohë dhe jetojmë në kohë jo vetëm të rrezikshme, por edhe të paparashikueshme. Prandaj, nuk jam i sigurt nëse kemi edhe dy vjet kohë. Duhet ta bëjmë sa më shpejt atë. Dhe për këtë jam gati të angazhohem në mënyrë konstruktive në bisedimet në Bruksel sa herë që ata të na ftojnë”, ka deklaruar Kurti, transmeton Telegrafi.
Kurti mes tjerash ka thënë se dialogu në Bruksel duhet të përfundojë me njohje reciproke.
“Relacionet midis Kosovës dhe Serbisë nuk janë normale por ne duhet t’i normalizojmë, dhe dialogu është rruga. Dhe ky dialog duhet të përfundojë me njohje reciproke”.
Ndërkohë, në Raportin e Progresit të publikuar këtë javë nga Komisioni Evropian, i është kërkuar palëve që të arrijnë sa me parë një marrëveshje finale.
copy(/home/titulli/public_html/images/image/urti-dw.jpg): failed to open stream: No such file or directory