Kurti kongresistëve amerikanë: Propozimi evropian i pranueshëm, bazë e mirë drejt normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë
Rajoni dhe Politika

Kurti kongresistëve amerikanë: Propozimi evropian i pranueshëm, bazë e mirë drejt normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë

20.Feb.2023 07:53
0

Gjatë ditës së dytë të pjesëmarrjes në Konferencën e Sigurisë në Mynih, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti takoi kongresistët amerikanë, Mike Turner, Michael McCaul, Jake Ellzey, Rich McCormick dhe Darrell Issa.

 

Ai i njoftoi kongresistët me punën e Qeverisë dhe planet përpara, arritjet më të shënuara në sundimin e ligjit dhe progresin në rrafshin ekonomik. 

 

Diskutuan për implikimet që ka pasur dhe rreziqet që vazhdon t’i paraqes invazioni dhe agresioni Rus në Ukrainë për kontinentin, në veçanti për Ballkanin Perëndimor.

Siç bëhet e ditur në njoftim, Kurti ka theksuar që reagimi dhe rreshtimi i Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në dënimin dhe vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë ka qenë i menjëhershëm, shkruan “Zeri.info”.

Kongresistët shprehën interesim për procesin e dialogut në Bruksel dhe propozimin evropian për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Kryeministri ndau me ta qëndrimet e Qeverisë, duke theksuar që ai e konsideron të pranueshëm propozimin evropian si bazë të mirë dhe platformë solide për të ecur përpara drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut në Bruksel”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit. /Zëri/

Image


copy(/home/titulli/public_html/images/image/urti-munih.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Rrëfimi i shqiptarëve nga Presheva e Medvegja që punojnë në Beograd (video)
Optimizëm i matur për takimin Kurti-Vuçiq
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration