Kurti foli në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për Luginën: Spastrimi etnik po bëhet nga Serbia
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kundërshtuar çdo pretendim të presidentit të Serbisë, se Kosova kryen spastrim ndaj serbëve të Kosovës, transmeton Titulli.com.
Në fjalimin e tij në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, Kurti ka thënë se është Serbia ajo që ka kryer gjenocidin e fundit të shekullit të shkuar e se vazhdon të veprojë ende edhe tash njësoj. Në fund të fjalimit, ai ka kërkuar sërish nga Serbia, që në fund të mbledhjes të nënshkruajnë Marrëveshjen e Brukselit.
“Me krenari themi që e zbatojmë Kushtetutën me masat më të larta të mbrojtjes së të drejtave të pakicave, 20 ulëse të garantuara në parlament nga 120 në total, prej të cilave 10 janë të serbëve veçanërisht. Serbët në Kosovë kanë po ashtu 10 nga 38 komunat në Kosovë. Gjuha serbe është gjithkund gjuhë zyrtare. Ideja që Kosova po kryen spastrim etnik apo persekutim ndaj komunitet serb është thjesht gënjeshtër që është demantuar nga shumë organizata ndërkombëtare”, ka thënë Kurti teksa ka kthyer vëmendjen kah trajtimi që Serbia ua bën shqiptarëve në Luginë", tha Kurti.
Ai u shpreh në Këshillin e Sigurimit të OKB-së se fushata e spastrimit etnik bëhet në mënyrë administrative.
"Qeveria serbe sistematikisht i ka hequr mbi 4 mijë e 200 shqiptarë etnikë nga regjistri civil në Medvegjë dhe mbi 2 mijë në Bujanoc. Kjo shlyerje e njerëzve ka pasoja të prekshme, viktimat nuk kanë qasje më në letërnjoftime, pasaporta, shërbime mjekësore, ndihmë sociale, transaksione pronësore, pensione dhe të drejta votimi, pra i bën ata të jenë pa shtet. Kjo fushatë është metodë e shpopullimit të shqiptarëve atje”, theksoi mes tjerash kyeministri Kurti.
copy(/home/titulli/public_html/images/image/urti-okb.jpg): failed to open stream: No such file or directory