Kurti dhe Vitia mirëpresin specializantët nga Presheva, Bujanoci e Medvegja e (video)
Lokale

Kurti dhe Vitia mirëpresin specializantët nga Presheva, Bujanoci e Medvegja e (video)

03.Feb.2024 10:50
0

Kryeministri i vendit Albin, Kurti, priti sot specializantët nga Presheva, Medvegja e Bujanoci, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi. Në takim ishte prezent edhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia. 

Përmes një komunikate për medie bëhet e ditur se në mbledhjen e kaluar të Qeverisë, të 186-ën me radhë, u aprovua pagesa për 375 specializantë të Kosovës me vetëfinancim, si dhe 21 nga vendet e rajonit, vendim që, siç tha kryeministri Kurti, dëshmon angazhimin e pandërprerë dhe trajtimin e barabartë edhe në aspektin e mbështetjes financiare për bashkëkombësit tanë.

“Për ne, bashkëpunimi për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të shqiptarëve nuk është vetëm nevojë, por është domosdoshmëri e kohës dhe rrjedhimisht obligimi ynë. Andaj, me këtë qëllim, përkushtimi ynë është i vazhdueshëm dhe sa vjen e do të rritet”, deklaroi kryeministri.

Me këtë rast, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, theksoi se Udhëzimet e Qeverisë, kanë për qëllim që të bëjnë maksimumin që specializantët nga trevat shqiptare të mos jenë të diskriminuar, gjersa shtoi që do të ofrojnë maksimumin për edukimin e tyre me besim të plotë që do të dalin specialistë të jashtëzakonshëm të fushave të ndryshme dhe të kontribuojnë në vendet ku ata jetojnë.

Gjatë takimit, kryeministri Kurti shtoi se me qëllim të koordinimit e kujdesit të vazhdueshëm për bashkëkombësit në vendet fqinje, ka emëruar Ardita Sinanin si këshilltare politike me qëllim të krijimit të kontakteve të rregullta me përfaqësuesit politikë shqiptarë në rajon.

“Po ashtu, në vitin 2023 u ndanë mjete buxhetore për “Mbështetje të Këshillit Nacional Shqiptar” për të avokuar në qendrat e mëdha vendimmarrëse për kombin tonë, derisa ndamë edhe një çerek milioni euro për t’i pajisur nxënësit shqiptarë të shkollave fillore në komunat Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc me tekste mësimore në gjuhën shqipe”, shtoi ai. 

Më tej, kryeministri Kurti premtoi se buxheti i vitit të ardhshëm përsëri do të jetë edhe buxhet për shqiptarët e Luginës së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit.

“Andaj, këtë po e vazhdojmë nga viti në vit dhe po ia shtojmë edhe një milion, krahasuar me vitin aktual pra, nga dy në tre milionë për vitin 2024 dhe kjo mbështetje është më e larta ndonjëherë”, përmbylli  kryeministri Kurti, duke i falënderuar dhe i uruar suksese të gjithë specializantëve.

copy(/home/titulli/public_html/images/image/urti-specializantete.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Pse Kosova po insiston në ndalimin e dinarit?
Pajaziti rizgjidhet kyetar i APN-së në Bujanoc, pranohen transfere antarësie nga PD dhe LPD
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration