Kurti: BE-ja dhe SHBA-ja kanë vënë bast për kalin e gabuar në Serbi
Rajoni dhe Politika

Kurti: BE-ja dhe SHBA-ja kanë vënë bast për kalin e gabuar në Serbi

24.Jul.2023 08:31
0

Kryeministri Albin Kurti në një intervistë për gazetën kroate “Veçernji List” ka folur për zhvillimet e fundit në vend.

 

Derisa është pyetur për marrëdhëniet me ndërkombëtarët, Kurti ka thënë se “Brukseli dhe Uashingtoni kanë vënë bast për kalin e gabuar në Serbi, në presidentin e atjeshëm. Në fund doli që nuk ishte fare kalë, por dhelpër”.

Ai ka thënë se askush as nuk e ka imagjinuar që një vit e pesë muaj pas agresionit rus në Ukrainë, Serbia nuk do të vendosë sanksione ndaj Moskës, por sipas tij, madje do të lejonte që Sputniku të mbante bazën rajonale në Beograd.

 

Kurti ka shtuar se në vend të reflektimit dhe introspeksionit të tyre, ndërkombëtarët po e godasin atë.

 

“Brukseli dhe Uashingtoni e lejuan Vuçiqin që të mos e nënshkruante marrëveshjen nga Brukseli dhe Ohri, pastaj që ta shkelte atë marrëveshje dhe ja ku jemi në një situatë në të cilën ekziston asimetri drastike në qasje. Masa ndëshkuese ndaj meje, dhe nga ana tjetër falje për presidentin Vuçiq. Kjo është një padrejtësi. Por thonë se këto masa do të jenë afatshkurtra, të përkohshme dhe të kthyeshme, andaj të shohim. Me faktorët ndërkombëtarë, edhe evropianët edhe amerikanët, kemi komunikim dhe koordinim të rregullt, por kemi edhe dallime të vogla, herë përsa u përket taktikave, e ndonjëherë, eventualisht, strategjive. Por përsa iu përket vlerave, interesave dhe qëllimeve nuk kemi asnjë dallim’, ka thënë ai.

Derisa ka folur për zgjedhjet në katër komunat veriore, ai ka thënë se Bashkësia Ndërkombëtare kishte premtuar pjesëmarrjen e Listës Serbe.

Ai ka thënë se kur më 5 nëntor të vitit të kaluar katër kryetarë komunash në veri të Kosovës dhanë dorëheqje kolektive, së bashku me dhjetë deputetë në Kuvendin tonë dhe 547 policë në veri, ata në fakt donin që sistemi i Republikës sonë të shembej nga vakuumi që e krijuan. Por, sipas tij, kjo nuk ndodhi.

Kurti ka shtuar se për shkak të këtij dështimi, ata u bënë edhe më agresivë.

“Sipas kushtetutës sonë ne duhej të kishim zgjedhje të jashtëzakonshme dhe ato ishin caktuar për 18 dhjetor. Por, para kësaj të gjithë jemi konsultuar me presidenten tonë Vjosa Osmani, të gjithë kryetarët e partive dhe zgjedhjet i kemi shtyrë për katër muaj, për fund të prillit. Në mes të marsit, ambasadorët e Quinti-t (Gjermania, Franca, Italia, ShBA, Britania e Madhe dhe ambasadori i BE-së në Kosovë) thanë se nëse pranojmë Aneksin e Ohrit të Marrëveshjes së Brukselit dhe shtyjmë afatin për regjistrimin e partive politike për pesë ditë, deri më 22 mars, ata do të sjellin Listën Serbe për të marrë pjesë në zgjedhje. Ndonëse e shtymë afatin dhe e pranuam aneksin e Ohrit, sërish unë isha gati të nënshkruaja, por jo edhe Vuçiqi, Lista Serbe nuk u përgjigj”, ka thënë ai.

Ka shtuar se për më tepër, përveç që bojkotuan zgjedhjet, ata po ashtu ftuan edhe të tjerët t'i bojkotojnë dhe Beogradi bëri një "bullizëm" të paprecedentë ndaj serbëve që do të donin të votonin ose të kandidonin.

“Në këtë mënyrë, për shembull, Aleksandar Jabllanoviq u tërhoq nga fushata dy ditë para zgjedhjeve, të cilat u mbajtën më 23 prill. Pra, ne i shtymë zgjedhjet për katër muaj, e shtymë datën e regjistrimit të partive, e pranuam edhe aneksin e Ohrit të Marrëveshjes së Brukselit, por kjo megjithatë nuk e ndryshoi situatën”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se Kosovës i është dashur t'i mbajë zgjedhjet.

Ka shtuar se kjo nuk ishte zgjedhje e kësaj Qeverie, por dispozitë e kushtetutës dhe kërkesë e ligjit.

“Me këtë përfunduam me katër kryetarë shqiptarë të komunave, të cilët vërtetë kanë një legjitimitet të brishtë sepse përqindja e daljes në zgjedhje ishte shumë e ulët, por megjithatë ata kanë disa përqindje në zgjedhje, ndërsa të tjerët kanë zero. Në zyrën e kryetarit të komunës mund të futesh vetëm përmes zgjedhjeve, jo me sjellje të dhunshme, jo me dhunë ndaj NATO-s, policisë dhe gazetarëve tanë, jo me shok bomba dhe plumba. Jam i gatshëm për mbajtjen e zgjedhjeve të përkohshme. Për më tepër kam bërë një lëshim shtesë duke reduktuar me 25% praninë e policisë sonë brenda dhe përreth ndërtesave. Dhe krahas kësaj, ne do të mbajmë konsultime të rregullta çdo dy javë me KFOR-in dhe EULEX-in për të vlerësuar situatën e përgjithshme të sigurisë dhe për të zvogëluar praninë e policisë sonë”, ka deklarua ai.

Ai ka thënë se nuk po luftojnë kundër banorëve serbë, popullatës serbe, por kundër kriminelëve dhe kryerësve të krimeve të ndryshme, por jo vetëm serbë, duke shtuar se krimi i organizuar është multietnik.

Ai ka thënë se në dy vjetët e fundit kanë eliminuar 16 rrugë ilegale të kontrabandës në pjesën veriore të Kosovës, pastaj tetë laboratorë për prodhimin e barnave dhe pesë për prodhimin e kriptovalutave.

Kurti: Komuniteti ndërkombëtar është më optimist për Vuçiqin sesa për veten

I pyetur se çfarë duan SHBA-ja dhe BE-ja nga Kosova, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se parasë gjithash duan deeskalimin e situatës në veri të Kosovës dhe normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, duke shtuar se Qeveria pajtohet plotësisht me ta.

Sipas tij sa i përket deeskalimit, tërheqjes së policisë dhe zgjedhjeve të parakohshme, janë diçka që BE-ja dhe SHBA-ja kanë kërkuar dhe Qeveria sipas tij i përgjigjet kësaj kërkese.

“Por unë nuk mund ta nxjerr menjëherë policinë nga ato ndërtesa sepse jashtë ekzistojnë elementë të ndryshëm ekstremë të krimit të organizuar dhe në të njëjtën kohë elemente të strukturave paralele ilegale të Serbisë. Prandaj i jam përgjigjur kërkesës së tyre duke ulur proporcionalisht dhe gradualisht numrin e policëve. Nga ana tjetër kam thënë se nuk mund të detyroj askënd të japë dorëheqje apo të largohet nga ndërtesat zyrtare që janë në fakt pronë e Republikës sonë, por ejani të bëjmë zgjedhje të parakohshme. Neni 72 i Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale thotë se është e mundur mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme nëse 20% e elektoratit bëjnë peticion dhe më pas mbahet votimi. Nëse më shumë se 50% e votuesve votojnë kundër atij kryetari, praktikisht i merret mandati. Duhet të ecim ligjërisht drejt zgjedhjeve të reja të parakohshme”, ka thënë ai.

Sipas tij, bashkësia ndërkombëtare është e vetëdijshme se ka të bëjë me një Beograd zyrtar të ekstremit të djathtë, i cili në rotacion krijon probleme në Bosnje dhe Hercegovinë, Mal të Zi dhe Kosovë - çdo muaj njërit prej fqinjëve i vjen radha.

Ai ka thënë se Kosova dëshiron drejtësi ndërsa bashkësia ndërkombëtare ka frikë nga destabilizimi dhe sipas tij, këtu ka një hendek.

“Ky hendek zgjatet me një hendek tjetër kur komuniteti ndërkombëtar ka pritshmëri të ulëta nga Vuçiqi në të tashmen, por megjithatë shpresa të mëdha në afat të mesëm. Prandaj, sa herë që Beogradi bën një gjest pozitiv, ata e zmadhojnë atë, sepse kanë pritshmëri jashtëzakonisht të ulëta. Në këtë kuptim, komuniteti ndërkombëtar, paradoksalisht, është më optimist për Vuçiqin sesa për veten! Sigurisht unë jam optimisti më i madh, por unë jam optimist për Kosovën, për BE-në dhe NATO-n, por jo kur është fjala për Vuçiqin”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se Beogradi po zhvillon luftë hibride kundër Kosovës.

“Më thërrasin me emra të ndryshëm, sepse secila prej etiketave të tyre zbehet shpejt, kështu që duhet t'i zëvendësojnë. Çdo muaj lajmërojnë se muajin tjetër po fillon stuhi kundër serbëve në Kosovë. Nuk u vjen aspak turp që do të dalin gënjeshtarë sepse e dinë që askush nuk u çuditet më”, ka thënë ai.

Sipas Kurtit, në Beograd shpeshherë dhe publikisht fantazojnë hakmarrjen e shqiptarëve ndaj serbëve në shekullin e 21-të, sepse sipas tij, e dinë shumë mirë se çfarë kanë bërë në Kosovë gjatë shekullit të 20-të.

“Ne duam dhe qëndrojmë për drejtësi pa hakmarrje dhe kundër hakmarrjes. Serbët janë qytetarë të Kosovës me të drejta dhe nevoja njerëzore dhe qytetare. Unë jam kryeministër i të gjithë atyre që dëshirojnë dhe duhet t'u shërbej të gjithëve pa dallim. Për ministër kam Nenad Rashiqin, politikanin më të njohur serb në Kosovë. Vetëm atë e urren më shumë se mua pushteti në Serbi. Beogradi dëshiron që ata të vendosin se kush është serb dhe kush jo. Për shembull veturave të serbëve nga Kosova të cilët i kanë kthyer targat e tyre në RKS në shumë raste janë djegur, por asnjë fjalë nga Beogradi për këtë. Pra, nga këndvështrimi i Beogradit, ka serbë të mirë dhe të këqij. Ata që kanë kartën e anëtarësimit të partisë në pushtet janë të mirë, ndërsa të gjithë të tjerët të këqij”, ka thënë ai.

Kurti ka thënë se ky është një konfrontim në mes të Republikës së re të Kosovës dhe një shteti që nominalisht është Republikë, por shton ai, që në fakt do të dëshironte të kthehej në mbretëri.

Ka thënë se jo vetëm demokracia, por edhe Republika po e shqetësojnë presidentin autoritar dhe ai do të donte të bëhej mbret.

“Nuk është rastësi që rrethi familjar i presidentit është bërë shumë më i rëndësishëm se hierarkia shtetërore dhe partia politike. Në veri të Kosovës kemi ditë të qeta dhe të mira kur nuk ka urdhër nga Beogradi për dhunë. Nga ana tjetër, në Serbi, në ekranet televizive, në reality show, e më pas në shkolla e rrugë, keni shumë dhunë dhe vrasje. Serbët në Kosovë jetojnë shumë më mirë se serbët në Serbi. Por kriminelët në Serbi jetojnë shumë më mirë sesa në Kosovë. E shihni që protestat e Vuçiqit në Kosovë janë të dhunshme, dhe protestat kundër Vuçiqit në Beograd janë paqësore. Jetën e serbëve në Kosovë ua vështirëson pikërisht Beogradi, i cili nuk i lejon ata të integrohen. Njerëzit që nuk integrohen nuk jetojnë më së miri, ndërsa ata që integrohen jetojnë më mirë”, ka thënë ai.

Kurti ka thënë se ideja për ndarjen e Kosovës nuk ka vdekur.

Ka shtuar se para pesë vjetësh projekti i ndarjes së Kosovës ishte brenda dialogut dhe paqësor, “por sot është i dalë mendsh dhe i dhunshëm, sepse në dialog nuk mund të gjenin më interlokutor, pra bashkëbisedues, i cili do të diskutonte me qetësi për ndarjen”.

Ka deklaruar se dëmin më të madh në integrimin e serbëve në Kosovë e ka shkaktuar pikërisht ky projekt i ndarjes.

“Unë tani dua normalizimin e marrëdhënieve në mënyrë evropiane duke zbatuar marrëveshjen me të 11 pikat, për të cilën vendosëm në Bruksel më 27 shkurt, dhe kjo është para së gjithash njohje reciproke de facto. Kjo marrëveshje u bë gjithashtu pjesë e konkluzioneve të Këshillit Evropian. Ne na duhet normalizimi dhe evropianizimi i marrëdhënieve me Serbinë, e cila si e tillë, për fat të keq, e reziston këtë fuqishëm. Fqinjësia e mirë do të thotë të gjithë në shtëpinë e tyre dhe të gjithë së bashku në lagjen evropiane. Por që nga dhjetori i vitit 2015, nuk ka pasur asnjë përparim në lidhje me kapitullin 35 në negociatat e Serbisë me Bashkimin Evropian dhe ai kapitull i referohet fqinjësisë së mirë të Serbisë me Kosovën”, ka thënë ai.

Kurti ia lë fajin BE-së dhe SHBA-së për mosrespektimin e marrëveshjeve nga Serbia

Kurti i pyetur se pse Serbia nuk po i respekton marrëveshjet e nënshkruara me Kosovën ka thënë se “Pëlqimi i lehtësuesve ndërkombëtarë, në radhë të parë i Brukselit, por edhe Uashingtonit, se nuk është obligative për Vuçiqin ta nënshkruajë atë marrëveshje bazë dhe se mund të flasë se me cilat prioritete dhe kufij do të merr pjesë në zbatimin e asaj marrëveshjeje, na ka sjellë në këtë situatë. Kjo është detyrë e BE-së, që ka thënë se sa na përket neve kjo është një marrëveshje, dhe se kjo marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka karakter detyrues në kuptim të Konventës së Vjenës”.

Sipas tij, nga këndvështrimi i Brukselit, është edhe një marrëveshje dhe ata do të ishin ata që duhet të garantonin se kjo marrëveshje nuk do të shkelet dhe se do të zbatohet.

Ka shtuar se në marrëveshje neni 7 flet për vetëmenaxhimin e komunitetit serb, i cili lidhet me nenin 10, i cili thotë se të gjitha marrëveshjet e mëparshme, të cilat janë të vlefshme dhe detyruese, duhet të zbatohen plotësisht.

Ai ka thënë se janë 39 marrëveshje të tilla dhe Dy prej tyre i referohen asociacionit të komunave me shumicë serbe nga viti 2013 dhe 2015.

“Unë kam thënë siç e shoh, jam gati për atë që komuniteti serb në Kosovë të organizohet më mirë për të marrë sa më shumë shërbime publike cilësore dhe që të respektohen të gjitha të drejtat e tyre, të cilat janë mjaft të gjera sipas planit të Ahtisarit, por e gjithë kjo duhet të jetë brenda Kushtetutës së Republikës së Kosovës, brenda vendimit të Gjykatës Kushtetuese të saj dhe gjithashtu në përputhje me letrën e Federica Mogherinit, e cila i ishte dërguar ish-kryeministrit të Kosovës, Mustafa, në të cilën shkruan se ai asociacion nuk mund të ketë pushtet ekzekutiv apo të përfaqësojë nivelin e tretë të qeverisjes. Por në të njëjtën kohë kemi edhe qëndrimin e qeverisë amerikane, i cili është publikuar në një tekst në të cilin shkruhet se asociacioni duhet të jetë një koordinim i kompetencave ekzistuese që kanë komunat. Për ne, etnonacionalizmi territorial është absolutisht i papranueshëm. Ky lloj nacionalizmi e ka të domosdoshëm shovinizmin dhe aparteidin, ai është në kundërshtim jo vetëm me shoqërinë qytetare, por madje edhe me nacionalizmin nacional-çlirimtar”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq do revizionizëm historik.

Sipas tij, më 5 dhjetor 2019 ai mohoi masakrën e forcave serbe në Reçak më 15 janar 1999, duke e quajtur atë “ngjarje të fabrikuar".

“Të njëjtin mohim e ka përsëritur edhe ky Aleksandri tjetër, Vulin, më 10 dhjetor 2021. Por së pari duhet të them se kjo nuk është çështje e qëllimeve të presidentit të Serbisë, por e karakterit të shtetit të tyre si i tillë. Ata duan homogjenizimin e serbëve për hegjemoninë e Serbisë. Ata as nuk mund ta imagjinojnë, e lëre më ta përcaktojnë Serbinë pa hegjemoni. Ata i përkasin asaj rryme që disa e quajnë demokraci joliberale, e cila as nuk beson në të drejtat e njeriut dhe as nuk toleron pluralizmin politik. Në këtë kuptim, partia kryesore politike në Serbi është Kisha Ortodokse Serbe. Prandaj Vuçiq dhe Dodik duken si këshilltarë të patriarkut. Ka tre dekada që ata flasin në mbarë botën për fundamentalizmin islamik në Ballkan për të përhapur kështu më lehtë fundamentalizmin e tyre ortodoks. Ata duan një shtet, një kishë, një lider dhe një parti politike”, ka thënë ai.

Kurti ka deklaruar se ai vetë ka dalë nga burgjet serbe para më shumë se dy dekadash, por sipas tij, Vuçiq nuk ka dalë nga koha kur Kurti isha në burg. “Mbase burgu nuk është vetëm ai me grila”, ka thënë ai.

I pyetur nëse kishte frikë për luftë kur Serbia dërgoi ushtrinë në kufi me Kosovën, Kurti ka thënë se nëse do të ketë një luftë apo jo, varet nga Beogradi.

“Në këtë kuptim, situata nuk ndryshon shumë nga tre dekada më parë. Ne jemi këtu për të qenë të kujdesshëm dhe të fortë, por kurrë nuk frikësohemi”, ka thënë ai.

Sipas tij, shtetet që kanë një kompleks superioriteti, kur tkurren ose dobësohen, bëhen të rrezikshme.

“Sërish, Serbia është si Rusia në këtë kuptim. Por rreziku i tyre për ne nuk kthehet në frikë nga ta, por në përpjekje shtesë për zhvillim dhe demokraci. Kosova është Republikë demokratike, e cila sipas të gjitha organizatave ndërkombëtare është e para në mesin e këtyre gjashtë vendeve në Ballkanin Perëndimor sa i përket sundimit të ligjit dhe lirisë së mediave, të drejtave të njeriut dhe luftës kundër korrupsionit. Pra, Kosova është një histori e suksesit të dyfishtë, ekonomisë dhe demokracisë, dhe në anën tjetër, ne jemi histori suksesi e ndërhyrjes së NATO-s 24 vjet më parë për të ndalur gjenocidin e regjimit të Millosheviqit. Për të pasur një zgjidhje me Serbinë, duhet të zbatohet marrëveshja e Brukselit. Ndërsa për pajtim, Serbia duhet të distancohet nga Millosheviqi dhe Putini, Beogradi zyrtar duhet të fajësojë ata të dy për situatën në të cilën ndodhemi ata dhe ne”, ka thënë ai.

Kurti për Bayraktarët: Na duhet ushtri që mund ta mbrojë Kosovën nga agresioni i mundshëm serb

Kryeministri Albin Kurti ka folur edhe për dronët Bayraktar të blerë nga Turqia.

Ai ka thënë se është bërë kohë e gjatë që kur kanë nisur iniciativën për të pajisur ushtrinë me dronët Bajraktar dhe në fund janë blerë.

Ka deklaruar se kanë arritur një marrëveshje dhe kontratë të suksesshme me Turqinë dhe i kanë paguar dronët.

“Kur i morëm, ua dhashë lajmin qytetarëve tanë, nuk doja ta bëja derisa të gjithë dronët që blemë të mbërrijnë në Kosovë. Pra, është folur shumë për marrjen e dronëve nga Kosova, por nuk e kam publikuar deri sa ka ardhur në Kosovë droni i fundit për të cilin kemi nënshkruar kontratë. Ne kemi dyfishuar buxhetin vjetor për mbrojtjen e Kosovës dhe kemi rritur për 80 për qind numrin e ushtarëve. Kjo nuk është për të sulmuar dikë, por për të mbrojtur veten me sukses. E dini, rreth kufirit tonë me Serbinë ka baza sulmuese të ushtrisë dhe policisë ushtarake serbe, gjithsej 48, dhe ne duhet të jemi të kujdesshëm dhe të përgjegjshëm. Prandaj na duhet një ushtri e pajisur mirë që do ta mbrojë me sukses Kosovën kundër agresionit të mundshëm serb”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se gjithmonë llogarisin në ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare, “por në të njëjtën kohë duhet të kemi edhe forcat tona. Ne aspirojmë të anëtarësohemi në NATO, për të mirën tonë, por edhe për kontributin tonë”.

Kurti për Bayraktarët: Na duhet ushtri që mund ta mbrojë Kosovën nga agresioni i mundshëm serb

Kryeministri Albin Kurti ka folur edhe për dronët Bayraktar të blerë nga Turqia.

Ai ka thënë se është bërë kohë e gjatë që kur kanë nisur iniciativën për të pajisur ushtrinë me dronët Bajraktar dhe në fund janë blerë.

Ka deklaruar se kanë arritur një marrëveshje dhe kontratë të suksesshme me Turqinë dhe i kanë paguar dronët.

“Kur i morëm, ua dhashë lajmin qytetarëve tanë, nuk doja ta bëja derisa të gjithë dronët që blemë të mbërrijnë në Kosovë. Pra, është folur shumë për marrjen e dronëve nga Kosova, por nuk e kam publikuar deri sa ka ardhur në Kosovë droni i fundit për të cilin kemi nënshkruar kontratë. Ne kemi dyfishuar buxhetin vjetor për mbrojtjen e Kosovës dhe kemi rritur për 80 për qind numrin e ushtarëve. Kjo nuk është për të sulmuar dikë, por për të mbrojtur veten me sukses. E dini, rreth kufirit tonë me Serbinë ka baza sulmuese të ushtrisë dhe policisë ushtarake serbe, gjithsej 48, dhe ne duhet të jemi të kujdesshëm dhe të përgjegjshëm. Prandaj na duhet një ushtri e pajisur mirë që do ta mbrojë me sukses Kosovën kundër agresionit të mundshëm serb”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se gjithmonë llogarisin në ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare, “por në të njëjtën kohë duhet të kemi edhe forcat tona. Ne aspirojmë të anëtarësohemi në NATO, për të mirën tonë, por edhe për kontributin tonë”.

copy(/home/titulli/public_html/images/image/urti-vucic-be.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Kuvendi i Preshevës u shpëton masava të përkohshme qeverisëse
Shtëpia e shëndetit në Bujanoc hap konkurs për pranimin e një mjeku dhe një punëtori teknik
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration