Lokale
Ku është Taipi janë edhe fitoret
Gjelbrim Taipi shënon edhe njëherë në Challenge Leaguen zvicerane, për të siguruar kështu pozitën e tretë të skuadrës së tij Wil në këtë ndeshje të fundit për këtë sezon
FC Wil mundi FC Chiasson me rezultat 3:0, ndërsa ai që nisi serinë e golave për skuadrën vendase ishte 21 vjeçari nga Tërnoci, Gjelbrim Taipi, raporton Titulli.
Talenti arriti të shënojë për 1:0 në minutën e 52’ dhe ky rezultat mbeti deri në fund të ndeshjes kur në minutën e 90’ shënon Wellington për 2:0, ndërsa në minutat shtesë golin përfundimtar e shënoi Lombardi për të mbyllë gjithçka me 3:0.
Në këtë stinor të parë në Zvicër, tërnocasi 21 vjeçar Gjelbrim Taipi ka pasur një paraqitje të shkëlqyer, duke arritur që skuadrën e tij të re ta ndihmojë me gjashtë gola të shënuar.
Gjatë gjithë kësaj periudhe që ka mbrojtur ngjyrat e Wil, Taipi është ndëshkuar vetëm me 4 kartona të verdhë dhe asnjë të kuq.
Në fushën e blertë, gjatë tërë stinorit, lojtari nga komuna e Bujanocit ka qëndruar 1917 minuta.
Sikurse Arbnor Fejzullahu, një futbollist profesionist, njashtu edhe Gjelbrim Taipi vjen nga shkolla e njëjtë e futbullit, Klubi Futbollistik Tërnoci./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!