Kryeministrja, Brnabiq: Opozita nuk ka për çfarë të ankohet, vëzhguesit e huaj po destabilizojnë vendin
Rajoni dhe Politika

Kryeministrja, Brnabiq: Opozita nuk ka për çfarë të ankohet, vëzhguesit e huaj po destabilizojnë vendin

23.Dec.2023 09:07
0

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq deklaroi se në zgjedhjet e zhvilluara më 17 dhjetor, në Komisionin Republikan të Zgjedhjeve (KRZ) ka pasur 109 kundërshtime dhe 3 ankesa më pak se në zgjedhjet e vitit 2022.

Brnabić ka thënë se për zgjedhjet e Beogradit ka pasur vetëm një ankesë në Komisionin Zgjedhor të Qytetit (GIK). Ajo u shpreh opozita nuk ka asgjë për t’u ankuar dhe se ajo “po ashtu” ka kërkuar anulimin e të gjitha zgjedhjeve, shkruan N1.

Sipas saj, opozita priste të shihte rezultatet e zgjedhjeve, për të thënë më pas se nuk i njeh ato. 

“Nuk ka asnjë tregues se ajo që opozita thotë për parregullsitë zgjedhore është e vërtetë, është një përpjekje e hapur për destabilizimi”, nënvizoi kryeministrja serbe.

Brnabić tha gjithashtu se vëzhguesit nga Evropa, Stefan Šenach dhe Andeas Šider, po gënjejnë dhe po destabilizojnë Serbinë me deklaratat e tyre për zgjedhjet, edhe pse nuk kanë komente në procesverbalet për vendvotimet.

“Ata ishin vëzhgues që drejtonin delegacionet e Parlamentit Evropian dhe misionin vëzhgues të Këshillit të Evropës. Ajo që ata bënë më pas, të gjitha paraqitjet e tyre në media, është në kundërshtim me kodin etik të vëzhguesve ndërkombëtarë”, përfundoi ajo.

copy(/home/titulli/public_html/images/image/rnabic.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Kjo është gjendja në pikat kufitare me Kosovën
Protestuesit tentojnë të hyjnë në Kuvendin e Serbisë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration