
Kryeministri Kurti pret në takim specializantët e Luginës
Në ndërtesën e Qeverisë mirëpritëm e takuam kandidatët e regjistruar për shkollim specialistik në Republikën e Kosovës nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja.
Së bashku me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, zëvendëskryeministrin e parë, Besnik Bislimi dhe ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, shprehëm mbështetjen tonë për shqiptarët e Luginës së Preshevës, duke theksuar se jemi duke trajtuar me seriozitet kërkesat dhe nevojat e shqiptarëve që ballafaqohen me diskriminimin shtetëror e sistematik në Serbi.
Specializantët shfaqën mirënjohjen e tyre për adresimin e shkollimit specialistik dhe përkrahjen e vazhdueshme të dhënë nga Qeveria.
Në vitin 2022, për herë të parë një Qeveri e Republikës së Kosovës ndau linjë të veçantë buxhetore për Preshevën, Medvegjën dhe Bujanocin. Për vitin e ardhshëm buxheti për Luginën e Preshevës është paraparë të jetë tre milionë euro, një millionë më shumë sesa ishte sivjet.
Tekst i publikuar nga këshilltarja e kryeministrit të Kosovës, Ardita Sinani.
copy(/home/titulli/public_html/images/image/MG_6515.jpeg): failed to open stream: No such file or directory