Krejt çka tha Vuçiq në konferencën e jashtëzakonshme per media, Propozimi franko-gjerman
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, të enjten e 20 tetorit iu është drejtuar popullit serb duke deklaruar se vendet e QUINT-it kanë thirrur takim urgjent me të, ku do t’i kërkojnë finalizimin e marrëveshjes me Kosovën deri më 24 shkurt 2023.
“Unë supozoj se do të na sjellin atë që shqiptarët kanë paralajmëruar tashmë. Se duhet të biem dakord për gjithçka deri më 24 shkurt”.
Shefi i shtetit serb përsëri ka përmendur publikimin e 18 shtatorit nga Albanian Post dhe përsëri ka deklaruar se i njëjti iu paraqit nga Jens Plotner dhe Emanuel Bonne, mirëpo ka refuzuar që ta shoh.
“Pamë çfarë publikoi Albanian Post. Unë dua t’u shpjegoj njerëzve se çfarë është në lojë, për të parë se çfarë presionesh janë mbi ne”.
“Kur më erdhën për herë të parë përfaqësuesit Bonne dhe Plotner, i prita, me ta ishte edhe (Mirsolav) Lajçak dhe sikur ta dija, nuk e pranova propozimin”, shpjegoi ai.
Vuçiç theksoi se situata në Kosovë është shumë e komplikuar dhe presioni ndaj Serbisë po vazhdon të rritet.
“Presionet ndaj Serbisë do të rriten, do të rriten sepse të gjithë duan t’i jepet fund sagës së Kosovës”.
Ai konsideroi se nuk është reale që çështja e Kosovës të zgjidhet brenda disa javësh, siç është thënë nga diplomatët perëndimorë ditëve të fundit, duke insistuar në formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe sipas Marrëveshjes së Brukselit.
“Së pari duhet të përmbushet ajo që jemi marrë vesh – krijimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe”, tha prerazi ai.
Presidenti serb theksoi se po detyrohet ta pranojë propozimin e ardhur nga Gjermania dhe Franca, madje siç u shpreh ai “përmes kërcënimit të forcës”.
Megjithatë, në vazhdim të fjalimit të jashtëzakonshëm, Vuçiç filloi t’i zbutë deklaratat e tij duke thënë se asgjë që vjen nga Perëndimi nuk duhet refuzuar me automatizëm.
“Është e qartë se ata do të kërkojnë një lloj zgjidhjeje dhe asgjë nuk duhet refuzuar paraprakisht, por ajo që kam parë deri tani është shumë e vështirë për Serbinë. Ata nuk na dhanë mundësi”.
Kurse, e vetmja rrugëdalje për Serbinë, sipas Vuçiç-it, është arritja e një marrëveshjeje dypalëshe mes Beogradit dhe Prishtinës, por siç bëri të ditur ai “do ta shqyrtoj edhe njëherë ofertën”.
“Duhet të shoh diçka më të mirë se ajo që është ofruar”, nënvizoi ai.
Refuzimin ndaj kërkesave të Perëndimit edhe më të rëndë për Vuçiç-in e bënë fakti se Bashkimi Evropian është donatori më i madh i Serbisë.
“Evropa na duhet për një milion arsye, na duhen fabrika, vlera, rregulla dhe ligj”, vuri në pah ai.
Gjithashtu, ai mohoi lajmin e mediave serbe se do të jap dorëheqje për shkak të Kosovës, por nuk është larg mendsh një opsion i tillë.
“Ai opsion duhet të ekzistojë”, tha shkurt Vuçiç.
“Nuk do të isha në gjendje të kandidoja për poste, por bleva kohë për vendin tim, për të shpëtuar vendin tim”.
Krejt në fund, në takimin e radhës me përfaqësuesit perëndimorë, Vuçiç shpresoi që nuk do t’i paraqitet teksti i Albanian Post.
copy(/home/titulli/public_html/images/image/ucic-bg.jpg): failed to open stream: No such file or directory