"Komunalia" në Bujanoc përfiton një kamion nga donacioni i UNDP-së
Përmes një konkursi të hapur nga UNDP, gjatë vitit të kaluar, NP "Komunalia" ka arritur të përfitoj një kamion për mbledhjen e mbeturinave të madhësisë 10 metrave kub.Kamioni me standarde europiane iu dorëzua përfaqësuesve të Komunalisë, të cilët pritet shumë shpejt t'a fusin në përdorim për grumbullimin e mbeturinave në disa nga fshatra Komunës së Bujanocit, që aktualisht janë jashtë sistemit të grumbullimit të mbeturinave.