Komuna e Preshevës bashkë financon 11 ndërmarrje në projektin “Inovacioni në vepër” (lista)
Komisioni për realizimin e projektit “Inovacioni në vepër” i komunës së Preshevës ka ndarë 11 subvencione në vlerë prej 2.4 milion dinarë për zhvillimin e ndërmarrësisë së grave.
“Këto stimulime janë dhënë për avancimine subjekteve ekonomike ekzistuese, po ashtu edhe atyre të reja të cilat janë në pronësi të grave, por edhe krijimin e parakushteve dhe klimës afariste për zhvillim të vazhdueshëm të ndërmarrësisë së grave dhe inovacionit në komunën e Preshevës”, thuhet në vendimin e komisionit të publikuar ne ueb-faqen e komunës.
Projektin “Inovacioni në vepër” bashkë financohet nga kabineti i Ministrit pa portofol i ngarkuar për inovacion dhe zhvillim teknologjik i Republikës së Serbisë dhe komuna e Preshevës.
Komuna e Preshevës ka ftuar përfituesit që nga dita e mërkurë 04.12.2019 të lajmërohen tek Zyra për Zhvillim Ekonomik, të informohen më tutje rreth procesit të implementimit të këtij aktiviteti./Titulli.com/
copy(/home/titulli/public_html/images/image/ubvencione-presheve-grat.jpg): failed to open stream: No such file or directory