Komuna e Bujanocit po "serbizon" shqipen në “Mirësevini në Bujanovac”?
Kryetari i komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti ka promovuar konstruksionit e ndriçuar metalik me mbishkrimin “Mirësevini në Bujanovac”.
Mbishkrimi në gjuhën shqipe shihet të jetë shkruajtur me kuptim në serbisht “Mirësevini në Bujanovac”.
Postimi i Arbër Pajazitit në Facebook:
Bashkë me drejtorin e Organizatës Turistike, Adem Salihi, kemi inaguruar konstruksionit e ndriçuar metalik me mbishkrimin “Mirësevini në Bujanoc”.
I punuar në katër gjuhë:shqip, serbe, gjuhën rome dhe angleze, ky simbol do të jetë uvertyrë e promovimit të Bujanocit për asetet e tij turistike dhe kulturore.
Poashtu, një pjesë e madhe e bashkëqytetarëve tanë jeton në diasporë, ndërsa këto mbishkrime do t’u urojnë mirëseardhje të ngrohtë të vendlindje.
Kjo vlenë edhe për mysafirët të cilët e vizitojnë Bujanocin i cili ka një zemër të madhe, kështu që ata duhet të ndjehen si në shtëpinë e tyre.
Bujanoci, qytet që ju pret krahëhapur!