Komuna e Bujanocit, nënshkruan kontratat e masave të rehabilitimit energjetik
Lokale

Komuna e Bujanocit, nënshkruan kontratat e masave të rehabilitimit energjetik

21.Nov.2022 17:53
0

10.329.600,00 DINARË PËR ZBATIMIN E MASAVE TË REHABILITIMIT ENERGJETIK

Komuna e Bujanocit ka shpërndarë sot kontratat për 74 përfitues nga konkursi për zbatimin e masave të rehabilitimit energjetik. Në këtë konkurs kanë konkuruar 132 qytetarë, kurse përfitues janë 74 prej tyre, të ndarë në 6 masa, ku vlera e përgjithshme është 10.329.600,00 dinarë.

Nga kjo shumë, për masën 1 - ''ndrrimi i dyerve dhe dritareve'' kanë përfituar 28 persona me nga 140.000,00 dinarë.

Për masën 2 - ''fasadim dhe termo-izolim'' kanë përfituar 9 persona me nga 210.000,00 dinarë.

Masa 3 - ''vendosja e kalldajave apo zëvendësimi i tyre'' ka 11 përfitues me nga 110.000,00 dinarë.

Për masën 4 - ''shtrirja e rrjetit të ri apo zëvendësimin e saj ekzistues për ngrohje qendrore'' kanë përfituar 6 persona me nga 120.000,00 dinarë.

Për pompa termike në masën 5, kanë përfituar 5 persona me nga 250.000,00 dinarë, derisa për ngrohjen e ujit për amvisëri me rreze diellore që është në masën e 6-të, me nga 104.000,00 dinarë kanë përfituar 14 persona.

Është viti i dytë me radhë që ky projekt realizohet në komunën e Bujanocit, kurse financohet nga komuna e Bujanocit në bashkëpunim me Ministrinë e Energjetikës dhe Minierave të Republikës së Serbisë.

Tekst i publikuar në Facebook nga komuna e Bujanocit

copy(/home/titulli/public_html/images/image/CB63B36-0548-4F87-929C-06D68946D5EE.jpeg): failed to open stream: No such file or directory
Lutfiu: Luginasit e diskutojnë tërheqjen nga institucionet në Serbi (video)
Kosova shtyn për 48 orë shqiptimin e gjobave për targat
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration