Komuna e Bujanocit ndan 1.7 milion dinarë për shoqëritë kulturore-artistike
Në bazë të konkluzionit të Këshillit Komunal, komuna e Bujanocit ka ndarë një milion e 700 mijë dinarë për funksionimin e shtatë shoqërive kulturore-artistike (SHKA) të kësaj komune për vitin 2016, raporton Titulli.com.Komisioni për kulturë pranë komunës së Bujanocit ka ndarë mjetet për financimin e projekteve vjetore të SHKA-ve dhe seksioneve amatore me seli në territorin e komunës së Bujanocit.
Sipas vendimit të nënshkruar nga kryetari i këtij komisioni, Bajram Fejzullahu, mjetet e ndara janë si në vijim:
- SHKA “Kolo” Bujanoc 270.000 din.
- SHKA “Jehona” Tërnoc 320.000 din.
- SHKA “Vrelo” Rakoc 270.000 din
- SHKA “Zëri i Luginës” Bujanoc 320.000 din.
- SHKA “Soko” Bujanoc 270.000 din.
- SHKA “Z. Bajramoviq” Bujanoc 100.000 din
- BAP Bujanoc 150.000 din.