Komuna e Bujanocit dhe Likovës me projekte të përbashkëta ndërkufitare
Kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi ka pritur në kabinetin e tij një delegacion nga komuna e Likovës së Maqedonisë në krye me kryetarin Erkan Arifi dhe biseduan për bashkëpunimet në aplikiminin e fondeve të BE-së.Gjatë deklaratës për media, Kamberi theksoi se qëllimi i këtij takimi ishte mundësitë e bashkëpunimit ndërkomunal respektivisht për projektet ndërkufitare të bashkëpunimit të bashkimit Evropian të cilat pritet që këtë vit të fillojnë në Maqedoni dhe Serbi.
Kryetari i komunës së Likovës, Erkan Arifi deklaroi se komuna që ai udhëheq është në përgatitje e sipër rreth programit të Unionit Evropian apo të IPA fondeve.
“Shpresojmë që në bashkëpunim me kryetarin Kamberi të arrijmë suksese sa më të mëdha për të dy këto komuna”, u shpre Arifi.
Shaip Kamberi theksoi se do të jenë disa projekte që të dy komunat do të aplikojnë që kanë të bëjnë me zhvillimin e turizmit dhe të pastrimit apo mirëmbajtjes së ambientit si dhe projektet tjera të infrastrukturës si dhe të aplikojmë në fondet e Bashkimit Evropian./Titulli.com/