Koalicioni PVD-UDSH dorëzon listën pranë KKZ-së në Bujanoc
Partia për Veprim Demokratik në koalicion me Unionit Demokratik Shqiptar kanë dorëzuar sot Komisionit Komunal Zgjedhor të Bujanocit, listën për pjesëmarrje në zgjedhje lokale, njofton Titulli.comListën e këtij koalicioni prej 41 kandidatëve do ta udhëheq ish deputeti Shaip Kamberi, kryetar i PVD-së në Bujanoc, ndërsa emërtimi zyrtar i listës do të jetë “PVD-UDSH-SHAIP KAMBERI”.
Derisa KKZ të shpall zyrtarisht këtë listë, ende nuk dihet se cilin numër do ta ketë ky koalicion për zgjedhje lokale.
Deri më tani Komisioni Komunal Zgjedhor në Bujanoc ka shpallur dy lista për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 24 prill./Titulli.com/