KKSH telegram ngushëllimi Familjes Stavileci në Kosovë
Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, ka dërguar një telegram ngushëllimi Familjes Stavileci me rastin e ndarjes nga jeta të Akademik Esat Stavileci.“Këshilli Kombëtar Shqiptar me pikëllim dhe dhembje të madhe e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Akademik Esat Stavilecit. Nga angazhimi, puna dhe përkushtimi i tij janë formuar dhe formësuar shumë jurist të Luginës së Preshevës, një kontribut i jashtëzakonshëm gjatë dekadave të kaluara, Akademik Esat Stavileci, do të përkujtohet gjithnjë si një profesor i madh, i urtë e frymëzues për breza e juristëve të Luginës së Preshevës”.
Për më tepër “ndarja nga jeta e Akademik Esat Stavilecit është humbje shumë e madhe për gjithë ne” thuhet në telegramin e lëshuar nga Shërbimi për informim i KKSH-së në Bujanoc. /Titulli.com/