KKSH: Tani me strategji përballë institucioneve
Gjatë ditës së djeshme nën organizimin e Misionit të OSBE-së dhe Trupi Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë gjatë ditës së djeshme u mbajt takim shumë palësh, në të cilën morën pjesë Këshilli Kombëtar Shqiptar, Ministria e Arsimit dhe Teknologjisë, Ministria e Kulturës dhe Informimit, Ministria e Pushtetit Lokal, Zyra për të Drejtat e Njeriut dhe të Drejtat e Pakicave; si dhe institucionet vartëse.
Në takimin në fjalë sipas shërbimit për informim të KKSH-së janë prezantuar veprime konkrete për problemet të cilat kanë shqiptarët në Luginë të Preshevës shkruan Titulli.com
“Gjatë këtij takimi, Këshilli Kombëtar Shqiptar ka prezantuar pjesë të veprimeve konkrete e sistematike nga draft Strategjia 2020-2025. Ndër temat që u trajtuan ishin problemet e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, dhe mënyrat për zgjidhje tyre.
Duke filluar nga mungesa e teksteve mësimore për shkollat fillore e të mesme në gjuhën shqipe si qenësore në fushën e arsimit, mungesën e përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe në institucionet e sistemit, problemet në fushën e kulturës e informimit.
Vlen të theksohet se ky ishte takimi i parë me një përbërje kaq të gjerë të institucioneve pjesëmarrëse” – shkruhet në faqen zyrtare të KKSH-së.
copy(/home/titulli/public_html/images/image/ksh.jpg): failed to open stream: No such file or directory